• |
ide | kryesore

Champions, zhgënjehet Lyon: tifozët e Juventus do të jenë në ndeshje

Sport



Në kohën kur qeveria franceze, për të parandaluar infektimin nga koronavirus, ka nxjerrë urdhëresa për të dërguar nga shkolla në shtëpi, në karantinë, të gjithë fëmijët që në 14 ditët e fundit kanë kaluar në qytete të Lombardisë apo Venetos, asgjë nuk ka bërë për nesër kur parashikohet të mbërrijnë në Lyon 3.000 tifozë të Juventus për 1/8 e finaleve të Champions League. Sipas asaj që bën të ditur radio RTL, presidenti lionez, Jean-Michel Aulas, e drejtuesit e shoqërisë, kanë bërë sondazhe me Uefa e ministrinë e Jashtme franceze në lidhje me rreziqet eventuale, por për momentin nuk ka asgjë që të pengojë zhvillimin normal të ndeshjes.

Nuk duhet të ketë asnjë problem për tifozët e Juventus që do të mbërrijnë nesër në Lyon për sfidën e Champions. Njoftimi i vetëm është që nuk ka më bileta në shitje, sepse stadiumi do të jetë krejtësisht plot. Olympique Lyonnais ka shpërndarë sot një mesazh në Tëitter: “Shoqëria sipas vendimeve të autoritetetve franceze do të ruajë konfigurimin fillestar të ndeshjes që do të luhet nesër në mbrëmje në Groupama Stadium. Biletaritë do të jenë të mbyllura, vetëm tifozët lionezë e italianë në zotërim të një bilete janë të autorizuar të vijnë në stadium”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *