• |
ide | kryesore

Dalin SMS-të erotike të një tjetër mësuesi të Fierit me një nxënëse

Lajme, Të fundit



Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar. Agron Bego, i vetëquajturi zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij. Këtë e konfirmuan dëshmitë tronditëse për abuzimet e mësuesit nga rrëfimet ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle. Ata treguan sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset. Emisioni “Stop” ka zbardhur sonte një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi, Vasil Niko dhe një nxënëseje në moshë të mitur. Ka qenë vetë profesori që ka telefonuar gazetarin e “Stop” për të ditur se si vazhdojnë filmimet në lidhje me skandalin në shkollën artistike.

Telefonata

Gazetari: Jo ideja, nuk arrij të kuptoj domethënë telefonatat, që më morët mua…Ku do të dalësh?

Vasil Niko: Unë dua të di…, dua të di…, deri ku arrin domethënë…, çfarë vijon…, çfarë vijon në këtë situatë?

Gazetari: Në qoftë se një njeri është i pastër, nuk do të dijë, se ku vazhdon, ose çfarë filmime kemi ne.

Vasil Niko: Unë nuk pranoj asgjë, që ka ndodhur. Në rregull? Nuk pranoj asgjë nga ato, që thuhen për mua aty. Ky mësues me atë mësues frekuentonin të njëjtën nxënëse…, tani më tronditët fare.

Gazetari: Nuk e di, kështu janë deklaratat në qoftë se i ke dëgjuar.

Vasil Niko: Unë deklaratat i dëgjova.

Gazetari: Pse pikërisht emri jot dhe jo emri i një profesori tjetër a, nuk e di pse?

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di,nuk di, çfarë të të them.

Gazetari: Po ju keni qenë në dijeni përpara 3 vitesh, kur ish-studentët e kanë përfolur në shkollë ngacmimet, që ju kanë ndodhur vajzave dhe është mbyllur nëpërmjet stafit?

Vasil Niko: Nuk kam patur asnjë dijeni, pasi nuk mund të dëgjoja pëshpërima. Nuk mund të rri të dëgjoj pëshpërimat majtas dhe djathtas.

Gazetari: Nxënësit pohojnë dhe janë shumë, jo pak, që ne e kemi ngritur këtë shqetësim edhe vite më përpara, në praninë e një psikologeje, në mos gaboj me emrin Moza.

Vasil Niko: Nuk e di, nuk e di. Nuk jam në dijeni, pasi këto janë konfidencialitet e tyre. Nuk jam në dijeni, se çfarë ka ndodhur dhe si janë përzier në situata të tilla. Nuk e di.

Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet e publikuara del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit. Në mesazhe del sërish edhe emri i profesor Agron Begos, i vetëquajtur si zhigolo.

SMS-të

Vasil Niko: Nuk të kam menduar asnjë çast si ku*** që do të të q* apo si goca që ka qejf të q***. Që në fillim i thashë vetes se po fillove të ndiesh për X mund të bësh seks. Kam filluar të besoj se është dyfytyrësh Agroni. S’kishte pse ia jepte numrin tënd.

Nxënësja: Unë ia preva muhabetin zemër, nuk më intereson. Por më mërzit për diçka tjetër.

Vasil Niko: Për çfarë?

Nxënësja: Unë e kuptoj tha që je me Vasilin, por do të vijë koha dhe do të njohësh një djalë dhe nuk do të jesh më me të.

Vasil Niko: Dhe ky duhet të jetë X.

Nxënësja: Jo zemër nuk e tha për X, e tha në përgjithësi.

Nxënësja: Ai ka filluar të ketë inat.

Vasil Niko: Le të ketë zemër. Ne do të vazhdojmë jetën tonë si normalisht.

Nxënësja: Nëse ai bën përsëri gabim ke të drejtë t’i flasësh. Nuk dua të grindemi.

Vasil Niko: Mirë o zemër.

Nxënësja: Nëse i thua Agronit, do të fillojë të më bërtasë mua pse i thua Vasilit. Unë do flas vetë me atë nesër.

Vasil Niko: Jam edhe i mërzitur, po ky këtë do që mos të më thuash mua.

Nxënësja: Do të shkosh në të lartën tha dhe do të njohësh djem.

Vasil Niko: Çfarë i duhet atij se kur duhet të ndodhë kjo. Këtij nuk i besohet se çfarë kemi ne. Agroni thjesht donte të të q*** dhe të të shihja si një p***.

Nxënësja: Por duke qenë se unë jam e vogël dhe ti ke një familje atij nuk i besohet dashuria jonë. Nëse ai do e dinte nuk do të prezantonte me mua.

Në mesazhe del edhe emri i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Identiteti i saj nuk po publikohet për arsye etike, por “Stop” tregon thelbin e mesazhit për të dëshmuar se të gjithë kishin dijeni për situatën në shkollë.

Vasil Niko: Kjo mendonte se kam shumë dashnore. Ia thashë që të bëj seks duhet ta ndiej femrën. Ty të kam xhan i thashë, por je ***

Nxënësja: Uaaaa u habita. Sa ka që ta ka thënë këtë zemër.

Vasil Niko: Ma trego kë q* këtu më tha. Pak para se të njihja ty. Dhe pastaj u egërsua më tepër.

“Stop” disponon shumë mesazhe të mësuesve me nxënëset, por nuk i bën të gjitha publike për shkak se kanë tejkaluar qasjen seksuale dhe erotike. Këto janë disa prej mesazheve që qarkullojnë në shkollë dhe që implikojnë shumë personazhe të mësimdhënies atje. Emisioni “Stop” ka dijeni për shumë persona të përfshirë direkt apo indirekt për përfshirjen në këtë skandal seksual, por do të ruajnë anonimatin e tyre në një çështje që duhet të jetë sfidë e hetimit dhe drejtësisë.

Duket se gjithçka është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin. Në këtë situatë, ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përveshur medias për publikimin e skandalit, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi për atë që ndodh në shkollat tona. /tvklan.al



16 Comments

  1. Me usa dhe kudo arrestohesh e denohesh 15 deri 20 vite burg per sex me te mitur, ndersa ne shqiperi i mbron vet shteti abuzueset.

  2. Po plotesonin pyetsorin e Ministrise. Ku kemi mberritur, jo te bier termeti po edhe kiameti
    nuk eshte cudi. Eh sa vagona do kishin nxjerre po te ndodhte ne kohen e Xhaxhit.
    Po mire more se shteti nuk can koken , po prind a kane ato vuktima te perversitetit
    te atyre monstrave, a kane ndonje te aferm a dike qe tu dale ne mbrojtje.
    Keto jane pasojat kur merr cmim te pare libri ‘Vrima”, kur u con formular nxenesve
    Ministria per ti pyetur cfare lloj seksi keni bere medemek se kete na kerkon Evropa.
    Lanet u qofte,shtet pervers.

  3. UN JAM STUDENTE NE UNIVERSITETIN E ARTEVE, VERTETE SJAM MINORENE POR JAM NGACMUAR SISTEMATIKISHT SEKSUALISHT NGA PEDAGOGE TE SHKOLLES. PSE NUK INVESTIGONI ATY KASTRIOTIN, ARBEN DERHEMIN, GAZ GJOKEN, GEZIM RUDIN E DERI TEK SEKRETARET HAJRIA DHE MERITA QE JANE SEKSERET E TYRE

  4. Abuzimet kan koh vertet Po u zbuluan taani kejo kurva shahini duhet tè kishte vajtur ne tè semes dhe tè gjithe mesuesit duheshin shkarkuar dhe ata qe nuk kan folur si bashkfaajtor

  5. Edi Rama meret vete me gjera te tilla dhe brenda zyrave te KM. Kur ndodhe lart shembulli zbret poshte dhe harlisja vazhdon deri ne shkaterrim.

    PS gjithmone ka qene parti qe e kane qefe imoralitetin dhe shthurjen deri ne qelize.

    I PAEMER, ATO GJERA DIHEN PREJ VITESH POR NUK KA SE SI RAMA TE MARRE MASA KUR VETE NDYN SHEJTERIN E ZYRAVE TE SHTETIT SHQIPTARE.

  6. Shkolla e artve do shkelqej kur te marri flake. Pellazge trima dhe bythqima. Derhemi ?
    Shkolle robqirash. E njoh dhe ke te drejte.

  7. PO MIRE O ROBQIRA KOMENTUES ME PAGESE PER JU KA RENDESI VETEM QE MESUESI TE JETE I PARTISE DHE ASGJE TJETER SKA ME RENDESI SE JU PER PARTINE KENI DHENE HISTORIKISHT CDO GJE EDHE KUR JU PUSHKATONIN THOSHIT TE RROJE PARTIA DHE SHOKU ENVER!
    CFARE RRACE E FELLIQUR QE JENI

  8. Po ylli i salihut ai i pangos,cfare pune kane qeverite me cfare bejn mesuesit ne nxenset,prokuroria ka pune me keto,por dhe stopi nuk i thote emrat per etike,aty ka abuzim me te mitur keta te stopit nuk tregojne emrat,hajde kuptoji keta

  9. Keta “mesues” apo “pedalesh” duhet ti vesh te shkerdhjene gocat dhe motrat e veta , mundesisht minorene, dhe pastaj t’jua serviresh ndonje skuadroni afrikanesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *