• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Cilët janë motër e vëlla që u ekzekutuan në Rrëshen (emrat)

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Burime të lapsi.al bëjnë me dije se kanë humbur jetën 2 persona të cilët janë motër e vëlla. Të njëjtat burime thanë se viktimat janë Esmeralda dhe Edison Filopati.

Ata kanë qenë duke u kthyer me makinë në banesë kury janë qëlluar me breshëri armësh duke bërë që të humbin jetën në vend.

Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se Esmeralda ishte nënë e 3 fëmijëve e divorcuar. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Nuk dihen ende zyrtarisht motivet e këtij krimi të rëndë.

Burime nga policia thanë se dyshojnë që shkak të jenë bërë konfliktet në familje që çuan edhe në divorcin e nënës së re. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *