• |
ide | kryesore

Disiplina/ 600 mijë lekë plus shlyerje dëmesh i ka kushtuar Tiranës e Kukësit vandalizmi i tifozëve

F1, Sport, Video



Komisioni i Disiplinës ka shkuar me dorë të rëndë mbi Tiranën e Kukësin, pas vandalizmit të tifozëve të dy klubeve në shkallët e stadiumit “Air Albania”, në ndeshjen titull, të fituar nga bardheblutë 1-2. Të dy Klubet janë ndëshkuar nga Disiplinori pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për një total prej 600 mijë lekësh gjobë dhe shlyerjen e dëmeve të shkaktuar në impant, ku pjesën më të madhe të faturës duhet ta paguajë Tirana.

“Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë” shkruhet në vendimin e Disiplinës që sqaron se klubi “urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve”. I njëjti motivacion edhe për FK Kukësi, “për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë”.

Janë dëmtuar më shumë se 150 stola në të gjithë sektorët e stadiumit, ndërsa pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici. Disa prej tyre, të identifikuar nga kamerat e sigurisë, janë proceduar penalisht.
Menjëherë pas avantazhit provizor të Kukësit, tifozët bardheblu nisën shkatërrimin e stolave, me copat që fluturuan drejt fushës. Madje ndeshje nuk nisi, me sinjalizimin e arbitrit Hamiti pa u spastruar fusha nga mbetjet. E njëjta gjë ndodhi edhe tek tifozët e Kukësit, në të dy rastet kur shënoi Tirana. Stola, pjesë të tyre e sende të forta, fluturuan nga sektori i tifozëve të Bluve

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 25.02.2020

1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes në bazë të Nenit 65/1 KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
3. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. FK Kukësi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
4. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
5. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
6. Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
7. Zyrtari i SHS Albpetrol, Mariol Miho për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Zyrtari i SHS Albpetrol, Hiqmet Cela për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.
9. Lojtari i KF Teuta U-19, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Lojtari i KF Teuta U-19, Artan Jazxhi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11. Lojtari i KF Teuta U-19, Fermirando Dashi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Lojtari i KF Teuta U-19, Klevis Peca për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
13. Zyrtari i KF Pogradeci U-17, Ylli Çekiçi për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
14. Lojtari i SH.F. Pepa U-17, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Oresti Kasmollari për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
16. Lojtari i FC Besa U-17, Enea Hazuzi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *