• |
ide | kryesore

Dyshohet për tre raste me koronavirus në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre raste të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në pavionin e infektivit në QKUK në Prishtinë. Tre pacientëtë e dyshuar se janë prekur nga virusi vdekjeprurës kanë ardhur nga Italia dhe kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet Shqipërisë.

Njëri prej të dyshuarve është i moshës 69-vjeçar dhe nuk është nga Kosova, ndërsa dy të tjerët janë të rinj.

“Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera në reagimin e QKUK-së thuhet se analizat për të dyshuarit janë bërë por u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përhapin panik.

“Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *