• |
ide | kryesore

E goditi me gju në fytyrë portieri i tij: Trashi humbet derbin dhe Teutën

Sport



Lorenc Trashi do të jetë mungesa e madhe e Partizanit në derbin e të premtes kundër Tiranës. Mbrojtësi i majtë doli nga spitali sot, pas traumës cervikale të pësuar në përplasjen me portierin e tij Alban Hoxha e do të nisë të mërkurën fazën rehabilituese. Sipas të gjithë mundësive lojtari do të humbasë edhe ndeshjen e javës së ardhshme me Teutën.

Trashi në tentativë për të mbrojtur topin në daljen e portierit, u përplas nga kapiteni që doli me gjurin të ngritur lart, duke e goditur mbrojtësin në fytyrë. Rëndësia e dëmtimit u kuptua menjëherë me Hoxhën të parin që bëri me shenjë për zëvendësim dhe nevojën e ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë. Trashi u dëmtuar në sfidën kundër Bylis, përfunduar më pas 2-2, duke u zëvendësuar nga Hakaj, që duhet të jetë titullar edhe në derbin me Tiranën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *