• |
ide | kryesore

E sfidon në Champions, Zidane i jep supremacinë: “Guardiola trajneri më i mirë në botë”

Sport



Zinedine Zidane përgatitet të përballojë ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions League kundër Manchester City, i ndërgjegjshëm se ka përballë një kundërshtar të madh: “Guardiola është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithnjë – ka thënë tekniku i Real Madrid – Sfida megjithatë është mes Real e City, jo mes Zidane e Guardiola. Mund ta përcaktoni këtë kryqëzim si të doni, një lloj klasike, një derby…për mua është vetëm një ndeshje e madhe”.

Real që do të zbresë në fushë në Bernabeu është një skuadër shumë ndryshe nga ajo që tekniku francez ka triumfuar në tre edicione radhazi të Champions. Pa Ronaldo, merengues duhet të bëjnë edhe pa Eden Hazard, goditja e madhe e merkatos verore, që ka pësuar një frakturë në peron: “Na vjen keq për dëmtimin e Eden – ka thënë Zizou – Pres që kur të kthehet ta bëjë në 100%. Shoh në sytë e tij që nuk është i kënaqur nga kjo situatë, por pres që të mendojë pozitivisht. Operacion? Nuk e di cfarë do të ndodhë, as nëse sezoni i tij ka mbaruar”.

Francezit nuk i intereson aspak telashi që ka përfshirë rivalët, përjashtuar për dy vjet nga kompeticionet Uefa për thyerje të rregullave të Fair Play Financiar e për këtë motiv edhe në shënjestër të klubeve të tjera angleze, që kanë ndërmend të kërkojnë heqjen e titujve: “Nuk janë nën presion, janë një skuadër e mirë dhe e kanë treguar. Ne duhet të mendojmë vetëm të japim maksimumin e të bëjmë një ndeshje të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *