• |
ide | kryesore

Erdhi nga Skrapari me probleme në frymëmarrje, 45-vjeçari ndërron jetë në QSUT

Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë 45-vjeçari nga Skrapari i cili u soll ditën e sotme në Tiranë për shkak të problemeve të rënda me rrugët e frymëmarrjes.

45-vjeçari fillimisht ishte paraqitur në spitalin e Beratit ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë, për ekzaminim por që humbi betejën me jetën.

Ndërkohë mbetet ende mister shkaku i vdekjes së pacientit, pasi sipas mjekëve në Berat, në Tiranë ishte në pritje të analizave. Pacienti në fjalë në spitalin e Beratit ka rezultuar me insufiçencë respiratore dhe probleme të tjera polmonare.

Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se rasti ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Ajo nuk e ka cilësuar rastin si viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT.

Mjekja infeksioniste Etleva Vila, edhe pse pohon se, situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare, edhe pse nuk kanë qenë raste të rënda.

Mjekja shprehet se,në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit, për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat viriologjike” që janë përcjellë për ekzaminim në ISHP në Tiranë.

Mjekja Vila konfirmon se, edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një Repart Karantinë, mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara, stafi mjekësor merr kampione analizash dhe i çon për ekzaminim në ISHP në Tiranë. /TCH



2 Comments

  1. PO KA VAJT NE SKRAPAR KORONAVIRUSI ATEHERE IMAGJINOJENI NE TIRANE . ZOTI NA RUJT SE PO QE PER SHTETIN SI GJITHMONE HELLIN KENA ME HONG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *