• |
ide | kryesore

Fjalimi prekës i gruas së Kobe Bryant gjatë homazheve

Paparazzi, Slider



Homazhet në nder të  Kobe dhe Gianna Bryant u mbajtën dje, në Staples Center, Los Angeles. Momenti kulminant i eventit ishte fjalimi i Vanessa Bryant. Bashkëshortja e basketbollistit përloti qindra njerëz teksa kujtonte me dhimbjen vajzën  dhe partnerin e saj.

“Do të doja të flisja për të dy sot. Për Kobe dhe Gigi-n. Do ta nis me vajzën time. Ajo më puthte gjithmonë para se të flinte dhe në mëngjes.Kishte raste kur unë shumë e lodhur dhe më zinte gjumi. Kur zgjohesha i çoja ndonjë mesazh për t’i thënë pse nuk më puthi dje dhe përgjigja që merrja ishte: ‘Mami ti po flije dhe s’doja të të zgjoja.’ E dinte sa të rëndësishme ishin për mua puthjet e saj. Edhe pse ishte vetëm 13-vjeç, ajo donte të ishte e sigurt që çdo gjë po shkonte mirë. E mbante familjen tonë të bashkuar. I donte traditat familjare, filmat që shihnim bashkë, lojërat apo pushimet ishin shumë të rëndësishme për të. Gianna ishte e zgjuar. Sot, ne s’do ta kemi më mundësinë ta mësojmë t’i japë makinës. Nuk do ta shoh kurrë vajzën time në altar, nuk do të shoh kurrë një kërcim babë e bijë, apo ta shohë të kërcejë me mua a me fëmijët e saj. Gianna do të ishte mama e shkëlqyer! Do të ishte bërë lojtarja më e mirë e WNBA-së.”- u shpreh Vanessa, teksa mezi mbante lotët, në shenjë respekti për të pranishmit që ndodheshin aty.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *