• |
ide | kryesore

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, intervistimi i kandidatëve më 26 dhe 27 shkurt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të intervistohen nga Komisioni i Përzgjedhjes në fund të muajit shkurt. Sipas një njoftimi që është bërë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), bëhet me dije se intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt.

Kandidatët do të jenë në dy grupe me nga katër persona, dhe intervistat mendohet të zgjasin nga një orë. Komisioni i Përzgjedhjes gjithashtu sqaron që spekullimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta.

Njoftimi

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së zhvilloi në praninë e Komisionit të Pavaruar të Rishikimit (Komisionit Ndërkombëtar), mbledhjen e radhës, lidhur me procedurën e organizimit të intervistave të kandidatëve të kualifikuar deri në këtë moment për këtë pozicion. Në përfundim, Komisoni vendosi që intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt, 2020, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ndodhur në adresën : Rruga “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë. Çdo kandidat do ketë një orë në dispozicion, për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes. I gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavaruar i Rishikimit (Komisioni Ndërkombëtar), sipas përcaktimeve të nenit 57, pika 9, e ligjit Nr.95/2016, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Intervistat do kryhen në rendin alfabetik si më poshtë: Në datën 26.02.2020: Aida Veizaj, ora 10.00, Ardian Çipa ora 11.00, Artur Beu ora 12.00, Ervin Hodaj ora 13.00. Në datën 27.02.2020; Gentjan Shehaj ora 10.00, Lindita Nushi ora 11.00, Idajet Faskaj ora 12.00, Ylli Pjetërnikaj ora 13.00

Komisioni i Përzgjedhjes gjithashtu sqaron që spekullimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta. Sikurse është përcaktuar në Ligjin Nr.95/2016 për SPAK-un, raportet e ekzaminimeve të poligrafit ‘do të merren në konsideratë’ nga Komisioni i Përzgjedhjes për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që do të emërohet Drejtor i BKH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *