• |
ide | kryesore

Jonida Maliqi: Arilena është talent

Paparazzi, Slider



Që nga momenti kur u shpall fituese, Jonida Maliqi nuk vonoi të shprehte gjithë suportin e mundshëm ndaj Arilena Arës. Si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion një vit më parë, Jonida i ka dhënë disa këshilla koleges përpara nisjes së rrugëtimit në skenën e festivalit më të rëndësishëm evropian.

“Më raftë pika se është shumë e vogël, puno fort bëj maksimumin se nuk mund të pretendosh mbështetje të madhe”, ka thënë Jonida në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, duke iu referuar asaj që ia ka transmetuar Arilenës në formë këshille. Këngëtarja ka deklaruar për kolegen se është një talent që lind 1 në 1 milion.

“Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion. Një vajzë që interpreton vizualisht me një interpretim aspak të ekzagjeruar ashtu siç jemi mësuar në showbiz apo në ditët e sotme që njerëzit ndonjëherë ndikohen nga interpretimi i jashtëm, performanca”, ka shtuar Jonida.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *