• |
ide | kryesore

Kërcënoi kushëririn me armë, arrestohet i riu i dënuar me 3 vite burg

Lajme, Të fundit



Një shtetas i dënuar me 3 vite burgim është arrestuar nga Policia e Vlorës të martën. Sipas një komunikate zyrtare, mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet K.D., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilin Gjykata e Vlorës me vendim të prerë e kishte dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 mars 2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, ku 25-vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, për motive pronësie. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *