• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ MSH jep të dhënat e fundit: 8 rastet e dyshuara mbrëmë dolën negativë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë deklaron se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjiencës Epidemiologjike, Eugena Tomini, tha se mbrëmjen e kaluar ka pasur tetë raste të dyshuara, të cilët pas analizave kanë rezultuar negativ.

Ndër të tjera, ajo iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë sa më shumë kujdes me higjienën personale, ndërsa shtoi se maskat duhet të përdoren vetëm në rastet kur personi është i infektuar ose kur ka kontakte me njerëz të prekur.

“Kemi shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar, që kanë rezultuar negativë. Personat që vijnë nga vendet e prekura nga virusi duhet të telefonojnë në numrin 127. Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën. Të minimizojmë prekjen e gojës, hundës. Të përdoren maska vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës, kur nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni kontakte me persona të prekur.

Të gjithë rastet që kanë ardhur nga Kina janë monitoruar nga ana jonë, si është karantinimi, deri në një moment të dytë të situatës. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur. Nëse vijnë nga vendet, ku Italia ka vendosur karantinim, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina. Shpresojmë që edhe kjo virozë të ketë një tendencë në ulje me rritjen e temperaturave. Diagnoza bëhet në laboratorin e Inspektorit të Shëndetit Publik dhe rezultati i analizës del për 8-12 orë. Kemi dyfishimin e respiratorëve. Ky dyfishim përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”, deklaroi Tomini.



5 Comments

  1. “Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën” – mirë e ke vetem berryli duhet përdorur…. Jo per ndonjë gjë po ju te “rilindjes” keni edhe humor.

    1. Po mire more Miri qe me kollaj te thom Byt_ Q_ri. Po ne Angli ku jetoj dhe une, te gjithe specialistet te njejten keshille japin. Te perdoret brryli dhe jo dora kur teshtijme. Dhe ata i ka blere Reilindja ?

      Pse beheni kaq harbuter.

      1. Ti i Anglisë, është absurde të mendosh që shmangia e një teshtime do pengojë përhapjen e virusit, që ka disa rrugë të tjera përhapjeje.

        Dhe sa për ofendimin, une nuk shava njeri, sa keq vendi qe qenke nuk t’i paska ndryshuar trute. Mos harro se ajo që the gjithmonë do te ndjeki nga prapa.

  2. Si gjithmone analizat neper laboratoret e Rilindjes dalin negative, pamvaresisht se muti eshte bere mullar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *