• |
ide | kryesore

Kreu i antimafias italiane: Shqiptarët po marrin terren në trafikun e kokainës

Lajme, Të fundit



Shqiptarët vijojnë të zënë një vend të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut të kokainës në Itali. Në një intervistë për Ora Neës, kreu i Antimafias Italiane Federico Cafiero De Raho deklaron se në shumicën e rasteve ata bashkëpunojnë me grupe kriminale vendase, por edhe në mënyrë individuale. Për autoritetet italiane Shqipëria mbetet sërish vendi kryesor i prodhimit të mariuanës si dhe shprehin shqetësimin e rritjes së influencës së shqiptarëve në trafikun e kokainës dhe drogave të tjera në vendin fqinj.

“Grupet kriminale shqiptare kanë tashmë një përfaqësim të madh në territorin italian ku ekzistojnë grupe shqiptare që menaxhojnë trafikun e lëndëve narkotike, herë në aleancë me grupet mafioze italiane, e herë në autonomi. E ku fakt dëshmon se aktiviteti kriminal shqiptar në Itali është veçanërisht i gjerë e shtrihet dhe në vendet e tjera të Evropës. Vetë kjo mafia menaxhon importimin e kokainës nga vendet prodhuese e ka ngritur një rrjet për pritur e marrë këto ngarkesa me drogë në porte të ndryshme të detit Tirren e në Evropën Veriore” – thotë De Raho.

“Shqipëria është një vend me të cilin kemi vendosur një raport e bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës, por që po impenjohet në sfidën e luftës ndaj saj, Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm i tranzitit të drogës si dhe mjaft vende të tjera, por e identifikoj më shumë si një vend i prodhimit e transportit të marijuanës se sa një vend për tranzitimin e kokainës” – thotë De Raho.

Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Antidrogë në Itali, Gjeneral Giuseppe Cuchiara, thotë se Shqipëria mbetet vend i rëndësishëm i prodhimit të marijuanës. Në një aktivitet për politikat antidrogë organizuar në romë ku mori pjesë edhe Shqipëria u theksua se rrugët e trafikimit të drogave janë në evolucion të vazhdueshëm që nga avionët deri te nëndetëset, materialet e ndërtimit, automjetet etj. Afera ekonomike e biznesit të drogës në botë përllogaritet të jetë 450 miliardë euro në vit.



7 Comments

  1. Ambasadore Yuri KIM !
    Ju nuk e dini se cfare po heqim ne nga tradhetia e administrates qe ke ne ambasaden tende sorosiane
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga korrupsioni i perfaqesueses se BE- Vllahutin e sot Soreka.
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga barku plot i Bochart.
    Ju nuk e dini se c,po heq Kosova e populli i Shqiperise nga tradhetia MOGERINI RAMA VUCIC.
    Ju nuk e dini se si talleshin me forcen zbuluese te Amerikes, pasi radaret fikeshin kur na vinin anijet luksoze ne ishullin e Sazanit me prostituta klasi, nuk dini sa tonetala arme,droge e prostituta jane nisur e kane ardhur nga brigjet shqipetare.
    Ju nuk e dini se pse emeruan pikerisht ambasadorin italian Kutilo, pse kupola rilndje filloi te komunikonte me radio marrese (cel) te blera ne Rusi,as per paisjet Kecher te ardhur te mbeshtetur nga nje sekt ne Izdrael me mafian.Ju nuk e dini se qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet te rilindjesmortaje u grabit Banka e Shtetit. Ju nuk e dinii se se ne cdo celize te reformes ne drejtesi jane importuar njerezit e mafies rilindje,ju nuk e dini se ketu kane ardh per te pushuar pjestare te Isis, kreu i droges Kolumbiane ,Komorra e Ndrageta .Ju nuk dini se kane futur njerezit e tyre te Guarda di Financa.Nuk mjaftojne disa dite per te thene te vertetat e tragjedise se ketij populli sidomos tash shtate vjet.Ky popull po vun per cdo gje,po skllaverohet deri ne palce, pasurite e tij i jane dhene palevve te treta serbo sllave komuniste.Ne vendin tone, ne token e trasheguar me gjak e sakrifica nga te paret tane ne s,kemi me asgje.Boll me leksione demokracie ne nje vend ku sundojne nje grusht horash e horesh. Kerkojme demokraci te drejtperdrejte.
    Andaj po te them: Mos nderhyni ne kete rast mjaft me me rregulla e leksione demokracie ne nje vend e per nje popull qe s,pati kurre demokraci. Hesht e monitoro se si nje popull ne kulminn e deshperimit te tij ,ne planin mafioz sorosian sllav te shpopulimit do te kerkoje ti dal zot fatit te tij mjeran! HESHTNI JU DHE GJITH KOMUNITETI NDERKOMBTAR SE KORRUPSIONI I RRADHEVE TUAJA E MBROJTJA JUAJ ME MEKANIZMA DEMOKRACIE MBAJTI ME FRYME KETE KLIKE GJAKATARE! NE DO JEMI NE SHESH PER DEMOKRACINE QE SE PATEM KURRE ! HESHTNI DHE DILNI KESHTU ZOT NJE POPULLI TE NEPERKEMBUR NGA KJO FARE E ZEZE !
    NUK DEGJOJME ME ASKEND QE NA JEP LEKSIONE DEMOKRACIE. KETE PO TA THOTE NJE NENE QE NJEH PER PRIJES ZOTIN QE BESON NE TE VERTETEN DHE QE KA MBAJTUR NE KURRIZ MBI 50 VJET PADREJTESINE E HAPUR E TE FSHEHTE TE KESAJ KLIKE GJAKATARE.DEMOKRACI TE DREJTPERDREJTE! DEGJO ZERIN E POPULLIT TIM GRUA!

  2. Te lutem kreu antimafies Italiane, shktuaje Anglisht per Ambasaden USA, gjithashtu Anglisht per BE por mos harro dhe Rursisht per Dumen Ruse. Se per ne Shqiptaret nuk po na thua ndonje gje te re.

  3. Edhe 3 fakte të rënda, të fshehura e të falsifikuara prej saj; si kujtesë për ONM-SHBA/ Edhe pse i ka humbur e drejta morale dhe integriteti ligjor institucional, për ushtrimin e detyrës, motra e kumarxhiut dhe e një biznesmeni ndërtimi me precedentë penal, nuk po jep dorëheqje, ndërsa Kryesia e Kuvendit, si autoriteti epror vendim-marrës; nuk po fillon procedurën, për shkarkimin e saj nga kryesimi dhe anëtarësia në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA)

    Prej 5 ditësh, ndodhet i arrestuar me izolim në burg me vendim gjykate, shtetasi Elvis Mulaj, vëlla i Natasha Mulaj (Haklaj), Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

    Është prangosur për organizim e ushtrim në grup, të biznesit të paligjshëm të basteve sportive; së bashku me shtetasin Gramoz Murataj, trafikant kokaine e femrash, i dënuar me burg në Itali e Shqipëri, bahskë me vëllain e deputetit Fatmir Xhafaj.

    Ndërsa Elvis Mulaj, është lënë në burg me prova; motra e tij Natasha Mulaj, vazhdon të lihet në detyrën Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA); ku vihet vula e fundit, për gjyqtarët dhe prokurorët që shkarkohen nga “Vetting”-u.

    Sipas ligjit, përveç pasurisë së paligjshme e paaftësisë profesionale, kriter bazë i shkarkimit nga “Vetting”-u, është integriteti moral e ligjor; me kusht, që punonjësit e drejtësisë të mos kenë as “përshëndetje rruge” me eksponentë të botës së krimit.

    Në rastin konkret, i prangosuri Elvis Mulaj është vëllai i kryetares së KPA, Natasha Mulaj; e cila deri më sot si relatore, ka shkarkuar dhjetëra gjyqtarë e prokurorë për lidhje me eksponentë krimi jo familjarë “çatie”, por krushqi e të njohur.

    Nëse morali dhe statusi; e detyron të jap dorëheqje minimalisht nga detyra si Kryetare e KPA, çuditërisht, nuk po reagon as Kryesia e Kuvendit, si institucion epror që e ka zgjedhur.

    Për këtë cënim profili e funksionaliteti të “KPA-Vetting”; kryesia e Kuvendit, nuk po fillon procedurat, për shkarkimin e zonjës Mulaj, sipas ligjit për integretiten e funksionarëve të zgjedhur e të emëruar.

    Kujtojmë, se edhe gjatë procesit të kandidim-përzgjedhjes së saj si Anëtare e KPA dhe zgjedhjes si kryetare më 25 korrik 2017; Komisioni i Kuvendit, shpërfilli këto 3 fakte:

    1. Natasha Mulaj nuk plotësonte kriterin e kualifikimeve profesionale dhe kriterin e 15 viteve punë si kohë e si vijimësi, pa ndërprerje në sistemin e drejtësisë.

    2. Ka punuar ilegalisht, në bizneset e zeza ndërtuese dhe HEC, të vëllëzërve të saj me probleme ligjore.

    3. Nuk ka deklaruar, aktivizim-vrajsen e bashkëshortit të saj, në përplasje grupesh kriminale, si pjesë familjare dhe aktive e grupit “Haklaj-Tropojë”.

    Nëse këto nuk quhen prova ligjore dhe cënim e humbje integriteti në detyrë; atëherë, Natasha Mulaj (Haklaj) mund të emërohet edhe ministre Drejtësie apo policie, siç u emërua dhe Fatmir Xhafaj; gjatë kohës kur e kishte vëllain, në burg në Itali e në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

  4. Kur qenka bere Daut Gumeni, kreu i antimafies italiane, ky eshte nje super lajm apo jo?! Sa per shqiptaret apo grupet qe kane kapur tregun e kokaines, nje pjese jane mjerane dhe krimilel ordiner, kreret e tyre jane familjare dhe eksponent te “BANDES SOROS”, ne Shqiperi. Paret qe fitohen nga tregetia e droges pasi lahen mire e mire, ne Shqiperi, me; PPP, tendera 1 km=20 milion €, rruge ekzistuese e asfaltuar, ne mes te Tiranes, apo me pare te paguara,per insenerator, qe nuk ekzistojne etj. shkojne ne llogarite offshore, te TERORISTIT NDERKOMBETAR G. SOROS, ne ishujt Kayman e gjetke, neper bote. Ti Daut Gumeni, ja ben sikur nuk e dine te verteten, ja ke frike nga qeveria e vendit tend, ne sherbim te KRIMINELIT SOROS, ndaj hedh shashka dhe shperndan tumnaje ose kerkon edhe ti pjesen!

  5. Vazhdoni mbeshtetni rilindjen e felliqur se keshtu e doni ju te permbyteni nga droga shqiptare o rracfelliqur qe na braktiset ne duart kriminale te propagandes rilindase, madje u bere vegel qorre e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *