• |
ide | kryesore

Lëvizje në mbrojtje tek Kukësi: Duro me një elbasanas kërkon të ‘pushtojë’ Durrësin

Sport



Atmosfera tek Kukësi është si koha pas stuhisë, ku në qetësi duhet rigjetur harmonia për të vazhduar përpara. Skuadra është kthyer të punojë në heshtje, e ndërgjegjshme se kërkohet një përgjigje në fushë, në ndjekje të ultimatumit të zakonshëm për tre fitore radhazi, të bërë nga presidenti Gjici. Vetëm se duhet ta bëjë pa Olsi Teqja, që do të mungojë në Niko Dovana i skualifikuar.

Për Kukësin ishte dicka e ditur, që kur qendërmbrojtësi e la skuadrën në inferioritet numerik në gjashtë minutat fatale të sfidës së humbur më Tiranën. Kartoni i kuq do ta pengojë Shpëtim Duron të ketë zgjedhjen e tij të parë në fushë, duke kthyer Lulajn në formacion, që mungonte si titullar që nga sfida me Partizanin.

Me formacionin cështje të zgjidhur, për teknikun detyra kryesore është të stabilizojë psikologjikisht skuadrën, që humbi kreun dhe që rrezikon shumë në një transfertë problematike si ajo e Durrësit, kundër një skuadre që i ka krijuar gjithnjë problem Kukësit në shtëpi. Blutë e kanë të freskët ende në memorje 1-0 me të cilën bregdetarët i shkaktuan humbjen e dytë në kampionat në fund të shtatorit 2019. Kukësi sigurisht që në fazën e dytë i likuidoi me një poker që nuk la asnjë dyshim, por problemi është se në rrëzimin e parë pas 12 ndeshjesh, ringritjen duhet ta kërkojnë në një fushë aspak fatsjellëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *