• |
ide | kryesore

Maqedonasit në Shqipëri duan pasaportën bullgare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në komunën e Pustecit dhe në zonat kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, varfëria dhe mungesa e perspektivës po shtyn minoritetin të marrë nënshtetësinë dhe pasaportën bullgare.

Në këtë zonë jeton komuniteti i deklaruar si maqedonas, por edhe ai bullgar sa vjen e po rritet.

“Nuk ka të rinj në rajonin e Gorës dhe të Gollobordës në Shqipëri, ku jeton pakica maqedonase, që të mos ketë qenë me ekskursion falas një javor në Bullgari. Bullgaria po shfrytëzon varfërinë e tyre për të shtuar komunitetin e vet në Shqipëri, ku edhe pse askush nuk flet bullgarisht dhe as nuk prezantohen si të tillë, të gjithë flasin për rrënjët e tyre bullgare,” shprehet deputeti i pakicës maqedonase në parlamentin shqiptar, Vasil Sterjovski.

Me ligjin e vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve, janë njohur zyrtarisht të drejtat e qytetarëve me etni bullgare në rajonin e Prespës, Gollobordës dhe Gorës.

Organizatat vlerësojnë se në Shqipëri jetojnë rreth 100 mijë banorë me prejardhje bullgare.

Ndërsa nuk dihet numri i saktë i pjesëtarëve të pakicës maqedonase me pasaporta bullgare, pretendohet që shifra të arrijë deri 60 mijë.

Të pasurit shtetësi bullgare lehtëson lëvizjen e tyre dhe planet për të punuar në Bashkimin Europian.

Për të evituar abuzimet me lëshimin e pasaportave, Sofja zyrtare prej tri vitesh kërkon dokumente për të provuar origjinën bullgare të prindit apo të stërgjyshërve të aplikuesve./ ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *