• |
ide | kryesore

“Nuk e dimë nëse Atalanta mund të vijë në Valencia”: koronavirus rrezikon të përfshijë edhe Champions

Sport



Në kohën që Serie A përgatitet të përballojë emergjencën koronavirus, duke luajtur me dyer të mbyllura, nga Spanja vjen një deklaratë që shton alarmin edhe për Champions League. “Nuk e dimë sinqerisht nëse lojtarët e Atalanta mund të lëvizin e të vijnë në Valencia. Bergamo është në Lombardi…”, ka shpjeguar zëvendës/drejtoresha e Epidemiologjisë së Generalitat Valenciana, Hermenegilda Vanaclocha. “Nga këtu në 10 mars do të kalojnë shumë ditë, nëse do ma kishit kërkuar javën e kaluar do të isha përgjigjur shumë ndryshe – ka shtuar ajo -. Por nuk e dime sinqerisht nëse mund të lëvizin e të vijnë këtu”.

Në pritje të kuptohet si do të zhvillohet situata në Itali, hija e koronavirus shtrihet edhe mbi Champions. Sipas deklaratave të Hermenegilda Vanaclocha, në fakt, Atalanta rrezikon të mos luajë ndeshjen e kthimit për 1/8 e finaleve të kompeticionit në Valencia. Një garë e shumë pritur në Bergamo, pas përfaqësimit super të skuadrës së Gasperini në Meazza e mbi të cilën tashmë Uefa duhet të qendrojë e gatshme e në kontakt të shpeshtë me autoritetet italiane. Pasi “frenoi” Serie A, koronavirus rrezikoi të shpërndahet edhe në Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *