• |
ide | kryesore

Përplasja/ Kurti i thotë në sy Bernabiçit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

-Instant, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar kryeministres serbe Ana Bernabiq që Serbia të njohë Kosovën.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka zbuluar detaje nga diskutimi të cilin e ka konsideruar magjepsës. Në një status në rrjete sociale, Rigterink ka thënë se Kurti i ka kërkuar Serbisë reciprocitet dhe njohje, pasi Bërnabiq deklaroi se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë.

“Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Samiti i Investimeve # WesterBalkans: Kryeministrja serbe Ana Bernabiq argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit”, ka shkruar Rigtering.



3 Comments

  1. Ashtu duhet te ndodhe!
    Bravo z.Kurti!!!
    Qendro i forte,me vendosmeri mbaje fjalen,mos u terhiq.
    Serbet jane kembngules,gjithashtu, dhe nuk terhiqen kollaj,asnjihere mos e harro kte!

  2. ka zbuluar ujin e ngrohte thone italianet, politikanet e kosoves ne cdo takim prej 10 vitesh po keto gjera kerkojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *