• |
ide | kryesore

Rreziku i epidemisë/ A duhen mbyllur kufijtë me Italinë ?

-Instant, Kryesore

Ritja progresive e përhapjes së koronavirusit në Itali, sidomos në zonën e Lombardisë, ka rihapur një debat të fortë në emisionet televizive të mbrëmjes, nëse duhet mbyllur apo jo kufijtë me fqinjin tonë përtej Adriatikut. Fakti se çdo ditë ka rreth 17 udhëtime ajrore dhe katër linja tragetesh që nisen nga gadishulli Apenin, e bën Shqipërinë tejet të ekspozuar ndaj Covid-19.

Në këtë situatë opinion është ndarë në dysh. Një palë thonë se mbyllja e kufinjve është e pamundur, se ajo nuk e pengon gjithësesi virusnin të futet, se edhe po preve linjat ajrore me italinë ai që do do gjejë një avion tjetër për të mbëritur etj. Ata e mbështesin këtë argument edhe me faktin se vende si Austria, apo disa qytete të jugut të Francës si Menton që kërkuan kufizimin e lëvizjes hoqën më se fundi dorë prej tij.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Por, ata që kërkojnë mbylljen e trafikut me Italinë, sidomos nga zonat e nxehta të Lombardisë kanë një logjikë tjetër. Për ta ne nuk jemi as si Austri dhe as si Franca, që kanë një rrjet shëndetësor tejet efikas. Masat drakoniane bëhen të domosdoshme duke u nisur nga sistemi ynë shëndetësor copë-copë.

Së pari në Shqipëri nuk ka masa për të reduktuar mundësinë e hyrjes së virusit në vend. Ne nuk kemi as pika karantine për ata që vijë nga zonat e kuqe të epidemisë. Task forca ashtetërore rekomandon vetë karantinimin e atyre që vijnë nga këto zona në shtepitë e tyre për 14 ditë që është pothuajse e pamundur. Të gjithë studimet shkencore thonë se masa e matjes së temperaturës në aeroport nuk përbën asnjë garanci.

Pastaj, përpos masave preventive, vendi është i papërgatitur edhe për tu përballur me rastet e rënda nëse Covid-19 kalon kufijtë tanë ashtu sikurse pritet.

Shërbimet e specializuara si ai i Reanimacionit, infektivit, laboratoreve etj ne nivel vendi, qe duhet te perballojne komplikacionet e mundeshme, janë të lokalizuara vetem ne Tirane.
Në gjithë vendin ka vetem reth 140 respiratore, të domosdoshëm kur virusi krijon komplikacione në mushkri, dhe këto janë për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe operacioneve.
Po ashtu e gjithë struktura mjeksore shtetërore dhe private nuk disponin asnje aparature ECMO kur do te duheshin së paku reth 30 te tilla.
Pra kur jemi në këto kushte alarmante, kur ende flasim për një spitak secret që nuk i tregohet vendndodhja debate shtrohet se si mund të ulim sa më shumë probabilitetin e mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri. Ne nuk jemi as Franca as Austria që e kanë mundësinë të përballen me këtë rrezik. Prandaj ideja e mbylljes së kufijve me Italinë, është shumë më urgjente për Shqipërinë sesa për këdo tjetër.

©Lapsi.al

7 Comments

  1. po mire edhe kufijte me kroacine apo me malin e zi do ti mbyllesh o gallof..gjithe italia e veriut vjen nga kroacia, po me kosoven do ti mbyllesh o tuhaff se fillojne e te zbresin xne prishtine njerzit, po me greqine do ti mbylles o kokegdhe, se njerezit zbresin ne janine …Kjo histori eshte nje gomarllek..Franca e Gjermani kane infeksionin por nuk kane treguar gje..Italia beri sic thoni ju, mbylli linjat me Kinen…Edhe??!!

  2. Lereni more Italine dhe shikoni Saline sec ka derdellisur si gjithmone dhe ju e diskriminoni duke mos botuar sgje nga xhevairet e tij.
    Turp t’ju vije!

  3. SUFLLAQEXHINJTE U FUGSHPUMIT TE GJITHE NE AKSION! FLASIN KODRA PAS BREGUT SHAJNE SALIUN KOMENTUESIT KUNDER VIJES SE PARTISE POR ASNJE KOMENT APO FJALI PER CFARE FLET ARTIKULLI QE TRAJTON NJE CESHTJE SERIOZE PER SHENDETIN DHE JETEN E NJEREZVE!
    JENI KERMA TE SHPIFURA ! U SHOFTE ME SOJ E SOROLLOP SKOTA JUAJ KANIBALE!

  4. Vete Virusi salih tani eshte i bllokuar nuk e lejojne te dale,por ai ke leshuar viruset lakuriqet shpellkaret babalet ne aksion,urdheri eshte shpendaheni sa me shume kete virus

  5. Te gjithe ata qe sugjerojne ‘mbyllje’ kufijsh, me idene se kjo mund te ndihmoje ne parandalimin e infektimit jane krejt out. Dicka e tille mund te ndodhte, ndoshta, ne Shqiperine e periudhes se Enver Hoxhes, sot eshte krejt e pamundur.

    Virusi eshte kudo. Ne Itali jane diktuar me shume raste se ne vende te tjera thjesht sepse procedurat italiane te monitorimit gjate ketyre diteve te fundit kane qene shume me rigoroze se ne vendet e tjera te BE-se; krejt thjesht, Italia po numeron te gjithe ata qe jane te infektuar, nderkohe qe shtetet e tjera numerojne vetem ata qe shfaqin simptoma (pra te semuret).

    Probabiliteti pra eshte i larte qe heret a vone virusi te shfaqet edhe ne Shqiperi, pavaresisht hyrje-daljeve me Italine.

    Kriza e virusit eshte mire te na ndihmoje te mendojme per disa ceshtje qe jane thelbesore per jeten tone ne Shqiperi: mjedisi i paster, ushqimi i shendetshem, stili i duhur i jeteses (sport, levizje, etj.).

    Jetojme ne nje vend te bekuar me klime te mrekullueshme, me diell, uje, gjelberim per ti pasur zili. Nje vend i afte te na ushqeje me ushqim ta pasur e te shendetshem e prodhuar lokalisht, ku pa shume shpenzime mund te shijosh shetitje ne natyre te mrekullueshme apo pushime ne bregdet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu