• |
ide | kryesore

Theu stolat në ‘Air Albania Stadium’, Policia arreston 19-vjeçarin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 19- vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi theu stola në Air Albania Stadium gjatë ndeshjes Tirana- Kukësi disa ditë më parë si dhe hodhi sende në fushë.

F.Z, u arrestua në flagrancë dhe është një prej 12 personave të cilët janë fajtorë sipas Policisë në skenat e dhunshme që ndodhën gjatë ndeshjes së Superligës, ndërkohë deri tani janë arrestuar 4 kur 8 të tjerë janë në kërkim.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË 

Kapet një tjetër person, për shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike. Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, vihet në pranga 19-vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.



3 Comments

    1. Paguaji me leket e tua demet meqe te vika jeq ty, se une sdua qe te me shkojne taksat per demtimet e barbareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *