• |
ide | kryesore

“Tirona lu me morrat” provokimi i ultrasve bardheblu ndez derbin

Sport



Nuk ka kohë për euforinë e fitores me Kukësin, vendin e parë apo keqardhjen për barazimin e marrë me Bylis. Tirana e Partizani duhet të bëhen gati për derbin e kryeqytetit që do të ndezë flakë edhe njëherë stadiumin Air Albania. E për ta bërë pikante situatën kanë menduar herët ultrasit bardheblu, me një provokim që natyrisht do të marrë përgjigje nga kampi rival: “Të premten Tirona lu me morrat” është postimi i Tirona Fanatics, që kanë saktësuar edhe itinerarin e grupimit të tifozëve përpara nisjes për në stadium.

Një ndeshje shumë e ndjerë për të dyja tifozëritë, por edhe klubet, sidomos po të kesh parasysh që Tirana në dhjetor fitoi për herë të parë pas 5 vjet e gjysëm kundër Partizanit. Tani situatat janë përmbysur: bardheblutë janë të parët, gjashtë pikë përpara të kuqve, që duhet të kthehen me cdo kusht tek fitorja në derbi për të qendruar në lojë. Tirana ndërkohë ka njoftuar daljen e biletave në treg, duke kërkuar prezencën e madhe të tifozëve në stadium, si një armë më shumë përballë rivalëve të përjetshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *