• |
ide | kryesore

Tubimi i Ilir Metës, Presidenca njofton Policinë e Shtetit: Do firmoset dekreti, qytetarët me mimoza e flamuj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar policinë shqiptare në lidhje me manifestimin e datës 2 mars.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se më datë 2 mars, qytetarët do të jenë me lule mimoza dhe me flamuj kombëtar. Gjithashtu, thuhet se do të firmoset një dekret përpara popullit, kundër grushtit të shtetit, por jo për shpërndarje të parlamentit.

Presidenti Ilir Meta shprehet se efektivët e policisë nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, por të marrin masa për mbarëvajtjen, sipas orarit të njoftuar.

Njoftimi i Presidencës:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Nr._______ Prot. Tiranë, më ___.___.2020

Lënda: Njoftim për organizimin e një manifestimi nga Presidenti i Republikës, në datë 2 mars 2020, ora 17:00.

ZOTIT ARDI VELIU

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË

Të nderuar Drejtues,

Në mbështetje të nenit 47, 86 pika 1, 88 pika 3, 93, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe referuar procedurave të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju informojmë zyrtarisht se, SH.T.Z. Ilir Meta, në ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave të Tij kushtetuese si President i Republikës, do të organizojë një manifestim paqësor me qytetarët shqiptarë ditën e hënë në datë 2 mars 2020, ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë.

Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj.

Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

I gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike që Presidenti i Republikës do të japë në këtë manifestim. Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 5 të ligjit të sipërcituar, ju bëjmë me dije se:

– Drejtues i këtij manifestimi paqësor është SH.T.Z. Ilir Meta, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë. Organizator dhe persona kryesor ndihmës të këtij manifestimi, do të jenë zoti 1. Zoti Bahri Shaqiri, Këshilltar i Presidentit, 2. Zoti Dedë Prenga, Këshilltar i Presidentit, 3. Zoti Shemsi Premçi, Këshilltar i Presidentit, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

– Aktiviteti do mbahet më datë 2 mars 2020, ora 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur.

– Numri i pjesëmarrësve është jashtë çdo parashikimi.

– Numri i personave të tjerë ndihmës në këtë manifestim është në varësi të kontributit të secilit qytetar që do të shprehë dëshirën dhe angazhimin për të marrë pjesë.

– Qytetarët janë ftuar të kenë me vehte Flamuj Kombëtar dhe buqeta me lule mimoze të frekëta që paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë.

– Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërkohë që Presidenti i Republikës, kërkon nga ana juaj që të merrni masat respektive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në datën dhe orarin e njoftuar.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Ornela Zonja



10 Comments

  1. Ore ky sikur tha qe do bej ca te kerkoj populli. Tani na thot qe do firmosi ate qe do vet. Dridhe o like dridhe dridhe dridhe.

  2. Hahahahahaa. Na kenaqi plaku Like.
    Do bej hatane ne 2 Mars. Do mbledh popullin ne shesh. Dhe pastaj!!!Ca do ndodhi? Te gjithe vrasim mendjen. Ku do dale Likja valle!!
    Shkrepe Like se na lodhe.
    Behu burre!

  3. Ja kështu bëhet z. Meta. Pse mos t’a shkrish parlamentin, çfarë legjitimiteti i ka ngelur? Apo se janë nxehur të kuqtë?

    Edhe një këshillë tjetër, atë tradhtarin Basha, mbaje sa më larg.

    1. Edhe ky pa bythe. Vetem llafe dhe fjale boshe. Jo shqiponjat jo sorrat jo nderkombetaret jo grushti i shtetit e lesh me qime. Talluni talluni.

  4. Hajduti do firmosi fermanin qe ndalohet vjedhja.
    Me turp nuk Ka
    Ky burre bandit eshte turpi I kombit.Nuk Ka asnje fuqi ligjore dhe morale.
    Ky qelbesire na e merzititi
    me shume Shqiperine
    Rama duhet hequr prej bythesh por Jo nga nje hajdut tjeter.Mjere ata qe I ha bytha se mish per top jane
    Ishalla e plasin be Burg bashke me Saliun,Ramen dhe Bashen .
    Ky Palo president qe fle me krimin e Ka hak ta heqin.

  5. Shkoni shpetoni me nji Mars grevistet ne Ballsh pastaj ne dy Mars parakaloni me mimoza
    U dhjefshi me gjithe kushtetute qe e keni bere si prostitute Duke i fut duart tuaja te ndyra sa here jua Ka kerku interesi juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *