• |
ide | kryesore

Video/ Champions League – Bayern merr çerekfinalen që në Londër: rekordit të Mertens i përgjigjet Griezmann

F1, Sport, Video



Mbrëmje spektakolare e Champions League me Bayern Mynih që siguron cerekfinalen që në 90 minutat e parë, duke shkatërruar Chelsea 0-3 në Stamford Bridge, ndërsa Napolit ia prish festën Griezmann, që shënon një gol që në kthim, në Katalonjë mund të jetë vendimtar. Përfundon 1-1 në San Paolo me tifozët napoletanë që u ruajtën nga koronavirus, por nuk mundën të bëjnë dot asgjë për francezin…

CHELSEA 0-3 BAYERN MYNIH

Provë e madhe force e Bayern Mynih, që shkon në Stamford Bridge të dominojë një ndeshje, duke i shënuar një 3-0 Chelsea që do të thotë praktikisht kalimin në cerekfinale të Champions League 90’ minuta para kohe. Skuadra e Lampard qendroi në lojë për 45’ minuta, e shpëtuar nga Caballero e nga traversa në goditjen me kokë të Thomas Muller, por në pjesën e dytë është detyruar të dorëzohet ndaj klasit të Robert Lewandowski, një nga më të mirët në fushë dhe talentit të jashtëzakonshëm të Serge Gnabry.

Qendërsulmuesi polak është shumë më tepër se një lojtar i shkëlqyer goli: pikërisht ai, përpara se të shënonte golin e 3-0, i shërbeu dy asist Gnabry, që në rifillimin e lojës i dha drejtim ndeshjes. E gjitha në përfundim të dy aksioneve që dëshmojnë kualitetin e madh individual të bavarezëve, me një Muller në nivelet e kohëve të arta e një mbrojtje që i lejoi vetëm pak shanse Chelsea, edhe pse ëhstë reparti më i dobët i gjermanëve. Ndeshja e kthimit, në të cilin londinezët duhet të bëjnë edhe pa Marco Alonso të ndëshkuar me të kuq në të 83, do të luhet në 18 mars në Mynih, por distanca mes dy skuadrave është dukur e pakalueshme e ky Bayern do të jetë një klient i keq për këdo kërkon të fitojë Champions.

NAPOLI 1-1 BARCELLONA

Në vajtjen e 1/8 të finaleve të Champions League, Napoli barazoi 1-1 kundër Barcellona e mban hapur cështjen kualifikim. Në San Paolo të kaltrit impostojnë një ndeshje difensive, por gjetën avantazhin pas 30 minutash me një të djathtë të harkuar të Mertens, që arriti Hamsik me 121 gola si shënuesi më i mirë i Napoli. Nuk ishte vecanërisht i inspiruar Messi, por blaugranat i shpëtoi Griezmann (57′). Karton i kuq për Vidal një minutë nga fundi.

Mbetet gjithësesi hapur diskutimi për kualifikim. Barazimi i lejon Napoli të luajë gjithcka për gjithcka në ndeshjen e kthimit. Një gol për pjesë e ndonjë mundësi e mirë e cuar dëm nga të besuarit e Rino Gattuso, që kaloi në avantazh me Mertens, në minutën e 30, ndërsa barazimi i Griezmann erdhi pas rreth 15 minutash në pjesën e dytë. Një ndeshje nën ton nga kapiteni Leo Messi, mbi të cilin ishte foksuar vëmendja për ndeshjen e tij të parë në tempullin e Maradonës, por argjentinasi u bë i rrezikshëm vetëm në 20 minutat e fundit. Kyhimi do të luhet në 18 mars në Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *