• |
ide | kryesore

Video/ “Me Kobe, vdiq edhe një pjesë e imja”: Micheal Jordan në lot i emocionon të gjithë

Sport, Video



Legjenda e NBA Michael Jordan ka mbajtur një fjalim prekës në nder të Kobe Bryant, në memorialin për ndarjen nga jeta të yllit të basketbollit dhe vajzës së tij 13 vjecare Gianna. Jordan, që e ka cilësuar Bryant “si një vëlla i vogël” për të, ka qarë gjatë fjalimit të tij prekës. “Kur Kobe Bryant vdiq, një pjesë e imja vdiq me të,” shtoi Jordan.

“E dini, të gjithë ne kemi vëllezër, motra, — vëllezër të vegjël, motra të vogla, që pa arsye ngacmojnë gjërat e tua, rrobat, këpucët, cdo gjë. Ishte një telash, nëse mund ta them këtë fjalë, por ai telash mu kthye në dashuri me kohën,” tha Jordan për yllin e Lakers gjatë memorialit në Staples Center.

Bryant kaloi gjithë karrierën duke studiuar Jordan për të përmirësuar lojën e tij. “Ai dëshironte të bëhej lojtari më i mirë i basketbollit që mundej. Kur e njoha atë, doja të isha vëllai i madh më i mirë që mund të isha,” përfundoi Jordan.

https://www.youtube.com/watch?v=KGLFK0I6-mk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *