• |
ide | kryesore

7 filma horror që s’duhen humbur (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Hereditary (2018), regjia nga Ari Aster

Kur matriarkja e familjes Graham ndahet nga jeta, vajza e saj dhe nipërit nisin të zbardhin sekrete të errëta mbi të origjinën e tyre dhe përpiqen t’i shpëtojnë fatit të mallkuar që kanë trashëguar.

 Midsommar (2019), regjia nga Ari Aster

Një çift udhëton drejt Suedisë për të vizituar qytetin e një shoku dhe festivalin e njohur të mesverës, por pushimet përrallore shndërrohen shumë shpejt në një sfidë të dhunshme pagane.

US (2019), regjia nga Jordan Peele

Adelaide Wilson, bashkë me bashkëshortin, djalin dhe vajzën, kthehen në shtëpinë ku ajo u rrit. E traumatizuar nga një ndodhi e të kaluarës, ajo është e bindur se do të ndodhë diçka e keqe. Frika e saj më e madhe bëhet realitet kur katër njerëz të maskuar i pushtojnë shtëpinë dhe i detyrojnë të luftojnë për të mbijetuar. Kur heqin maskat, familja e tmerruar sheh se të paftuarit duken si ata.

Get Out (2017), regjia nga Jordan Peele

Chris, një burrë afrikano-amerikan, vendos të kalojë një fundjavë me prindërit e të dashurës së tij të bardhë. Edhe pse i duken normalë në fillim, Chris s’është i përgatitur për horroret që e presin.

The Lighthouse (2019), regjia nga Robert Eggers

Dy rojtarë fari përpiqen të mos çmenden teksa jetojnë në një ishull të largët e misterioz të Neë England, në vitet 1890.

The Babadook (2014), regjia nga Jennifer Kent

Një nënë beqare, e traumatizuar nga vdekja e dhunshme e të shoqit, stërmundohet të qetësojë të birin që ndjen një përbindësh në shtëpi. Shumë shpejt, edhe ajo e vë re prezencën e nëmur.

The Witch (2015), regjia nga Robert Eggers

Në Neë England e shekullit të 17, një familje e syrgjynosur puritane ndërton një fermë buzë një pylli të largët, ku s’jeton askush tjetër. Forca të mallkuara fillojnë t’i përndjekin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *