• |
ide | kryesore

Aimee Duffy tregon për natën e përdhunimit

Paparazzi, Slider



Aimee Duffy, këngëtarja nga Uellsi e njohur si Duffy që u largua nga jeta publike pas publikimit të albumit të suksesshëm “Rockferry,” tha se është droguar, marrë peng dhe përdhunuar nga një njeri i panjohur.

Në një deklaratë të postuar në Instagramin e saj, ajo shkruan: ”E vërteta është, dhe më besoni kur them që jam mirë tani, se përdhunuan, më droguan dhe më morën peng për disa ditë. Sigurisht mbijetova. Shërimi mori kohë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i thënë këto gjëra. Por mund t’ju them se gjatë dekadës së fundit, mijëra dhe mijëra ditë doja të ndjeja diellin në zemrën time dhe tani dielli shkëlqen. Duffy nuk qartëson kur ndodhi ngjarja, por shpjegon se vendosi të flasë publikisht pasi e kontaktoi një gazetar. “Ishte i sjellshëm dhe u ndjeva shumë mirë kur fola… Pas disa javësh do të publikoj një intervistë. Nëse keni pyetje, dua t’u përgjigjem aty, nëse mundem.”

Këngëtarja shton: “Ndoshta vrisni mendjen pse s’përdora zërin për të shprehur dhimbjen që ndjeja? Nuk doja t’i tregoja botës trishtimin në sytë e mi. Pyeta veten, si mund të këndoj nga thellësia e zemrës nëse e kam zemrën e thyer. Por ngadalë zemra u ngjit.” Ajo kërkoi mbështetje dhe respektim të privatësisë gjatë kësaj periudhe.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *