• |
ide | kryesore

Albin Kurti nxjerr në publik marrveshjen e fshehtë të Thaçit për tërheqjen e ushtrisë nga veriu

-Instant, Kryesore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas asaj që tregon dokumenti i i zbuluar nga Kurti marrëveshja ndalon futjen e trupave ushtarake të Kosovës, FSK-së në zonën e veriut të vendit të populluaat kryesisht nga serbët. Kjo marrëveshje nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.


Përmes saj qeveria e shkarkon te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë pa afat.

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në konkuzionin se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës në bazë të cë cilës ai ka kërkuar nisjen e proceduarave për shkarkimin e presidentit:“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar primn Jncie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin qendrimit të Kurtit.

Në letrën zyrtare që Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit ai ka rrëfyer edhe si është njohur me këtë dokument: “Në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-së, më dorëzoi mua në cilësinë time si kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, një kopje të një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013. Marrëveshja ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z.Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, z.Anders Fogh Rasmussen. Përmes kësaj marrëveshjeje, kryeministri Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së, në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 19 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” (marrëveshja Kosovë-BE/BE-Serbi) e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ajo që dëshmon letërshkëmbimi Thaçi-Rasmussen, pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit. Krahas marrëveshjes së publikuar dhe ratifikuar, ka pasur një tjetër marrëveshje, një marrëveshje sekrete dhe të paratifikuar, për të cilën z. Thaçi për arsye ende të panjohura nuk i ka informuar as deputetët e Kuvendit, as publikun e gjerë”, thuhet në shkresën zyrtare të Kryeministrit Kurti dërguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

©Lapsi.al

9 Comments

  1. Berja publike e marveshjeve te fshehta, te cilat cenojne sovranitetin e Kosoves, do ti beje shume mire edukimit te klases politike shqiptare ne Kosove. Secili te mbaj pergjegjesi per veprimet e mos veprimet e veta. Kurti duhet pergezuar.

  2. O albin ka bere marveshje me nato dhe jo me ramushin,nato te shpetoje bythen ty dhe te tjereve te beri shtet dhe vazhdon te mbroje o loqe kosokari

  3. Bravo km Kurti duhet te ja qjerresh masken ketyre Thac Serbit dhe Rame Rusomadhit pasi te dy kan cen dhe jane spiunet me te medhenj te kombit tone pa len menjane ate Qosiqin (Rexhep Qosen)

  4. Po ti byth shkerdhyer i kuq perse pa presje dhe pike, apo keshtu u ka thene ai drogmeni i Serbo Rusise eee, ikni anti kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu