• |
ide | kryesore

Asgjë nuk ndryshon, teatri do shëmbet dhe kullat do të ndërtohen

Lajme, Të fundit

Pavarësisht tërheqjes nga formula PPP për ndërtimin e Teafrit Kombëtar dhe zhvillimin me ndërtime të larta të zonës përqark, projekti do të zbatohet njësoj.

Plani i qeverisë mbetet i pandryshuar: ndërtesa e teatrit do të prishet për të ndërtuar dhe ndërtesat private do të ndërtohen duke betonizuar krejtësisht zonën qendrore të Tiranës.

Teatri i ri do të ndërtohet me para publike me prokurorim publik, me shumë gjasa nga njëri prej ndërtuesve të zakonshëm klientë të qeverisë. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku u shpreh për News24 se qeveria do të investojë 30 milionë euro për të, aq sa ishte kostoja e propozuar në projektin e kompansië Fusha shpk.

Ky vendim është një diskreditim i justifikimit të vetëm për PPP-në dhe ligjin special, pikërisht pretendimit se shteti nuk kishte para ndaj po bënte partneritet me privatin.

Mazniku ka konfirmuar se ndërtimi i kullave private do të miratohet si zhvillim privat, sikurse deklaroi, bazuar mbi ligjet e zhvillimit urban dhe ndërtimit.

Mazniku u shpreh gjithashtu se parkingu publik pas ndërtesës së teatrit është pronë e braktisur, dhe se çfarë do të bëhet me të do të vendosë Këshilli Bashkiak.

Kjo deklaratë dhe sidomos përdorimi i termit “pronë e braktisur, që është një absurditet në rastin e pronës publike, me shumë gjasa nënkuptojnë tjetërsimin e saj.

Pak kohë më parë, Kuvendi ka miratuar ligjin që nëse një pronë publike është e rrethuar nga prona private, atëhere ajo mund t’i shitet zhvilluesit privat me çmime të ulta.

Në fakt e gjithë zona pas teatrit synon të zhvillohet nga tre oligarkë të mëdhenj pranë qeverisë, të cilët kanë hyrë apo janë në negociata zhvillimore me pronarët e pronave të zonës. Ndërtuesi Fusha është i vetmi që është shfaqur publikisht duke blerë edhe disa trualle në zonë, ndërsa oligarkët e tjerë kanë preferuar që të ruajnë fshehtësinë për momentin./ Exit.al

6 Comments

  1. O shpellkare mos e veni ne dyshim qe teatri do prishet kjo nuk diskutohet,njelloj si me stadiumin qe ju shpellkare e sulmuat tani bleni bileten 30 mije leke dhe shkoni beni selfi per fcb

  2. Qendroni deri n’fund KUNDRA shembjes te teatrit!!!
    Aktoreve u lumte!!
    Ty te paemrin e 22:42,meqense je i lindur neper keneta(zgjebanik kenete),te uroj mbarsje te mbare te nanes me NE shpellKARET. Femnat e familjes tende, si duket e paskan provu me bollek mrapashtesen e shpellareve(kareve).
    Dhe NE shpellkaret e Shqypnis jena krenar qe UA lehtsojme vuajtjet femnave tuaja…

  3. I paemer ka te drejte ne kete rast. Te shash stadiumin dhe te ikesh te blesh pastaj bileta kete e bejne vetem gjindjet e uleta.
    Qelbistani koloni e sudanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu