• |
ide | kryesore

Ne, brezi i dorëzuar para së keqes

2, Ide
gazeta-shqip.com_lajme_wp-content_uploads_2014_12_besnik-mustafaj_1-e14247184675602.jpg



Para pak ditësh lexova një shkrim të Elona Casllit, që më mbeti gozhdë në mendje. Rasti e kishte sjellë që autorja të gjendej në sallë, ditën e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë dhe të bëhej dëshmitare e “shkëmbimit” midis një studenti dhe Kryeministrit të vendit.

Studenti i ishte drejtuar Kryeministrit për t’i thënë se kjo diplomë ishte në fakt biletë për të ikur në Gjermani. Kryeministri, në vend të një përgjigjeje prej kryetari të qeverisë, kishte përdorur gjithë talentin e tij për ta fyer e poshtëruar të riun. Për më keq, ka urdhëruar edhe rojat ta nxirrnin jashtë me përdhunë studentin. Salla e madhe ka qenë e mbushur me studentë dhe prindër, të cilët e kanë lënë vetëm guximtarin.

Vëmendjen e Elona Casllit në këtë pamje nuk e tërheq arroganca e Kryeministrit, e cila në këtë rast nuk është një përjashtim, por tipar përcaktues i sjelljes së tij ndaj atyre që përpiqen t’i thonë sadopak të vërtetën. Vëmendjen e Elona Casllit e tërheq mungesa e vetëdijes qytetare të dy brezave të pranishëm aty në sallë – etër dhe bij – përballë kësaj arrogance. Ajo arrin në përfundimin se prindër “të dorëzuar” nuk lindin bij të revoltuar.

Elona Caslli ka vënë gishtin me kthjelltësi në një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, që edhe mua personalisht më dhemb shumë. Unë bëj pjesë në brezin e prindërve në fjalë, ku përfshihen studentët e dhjetorit 1990. Sa për të dhënë një shembull: Unë kam lindur vetëm pesë vjet përpara Azem Hajdarit. Mbetem i bindur se ky brez, si asnjë brez përpara tij qysh nga themelimi i shtetit shqiptar, me atë që bëri gjatë atij dimri zanafillor 1990- 1991, tregoi disa cilësi morale të mrekullueshme, të cilat, sinqerisht, as ne vetë nuk e dinim se i kishim, duke u bërë kështu thellësisht frymëzues për mbarë shoqërinë shqiptare. Kjo është e vërteta, të cilën e ka shënuar tashmë historia në panteonin e saj. Por, po kaq e vërtetë, fatkeqësisht, është edhe tabloja e sotme, që përshkruan me fjalët e përshtatshme Elona Caslli. Mua më dalin një mori pyetjesh, për të cilat shpesh nuk kam përgjigje, por që ndihmojnë ndoshta për të kuptuar çfarë mallkimi e ka prekur këtë brez, që e ka humbur kështu shkëlqimin.

Pyetja e parë, më e thjeshta e më e natyrshmja, është: A është brezi im i kënaqur me Shqipërinë e Edi Ramës? Nëse po, atëherë sjellja publike e këtij brezi përkundrejt pushtetit do të ishte të paktën formalisht e ndershme. Por mua nuk më rezulton kështu. Përkushtimi ndaj shkrimit mua më lë pak kohë për të dalë. Pra, nuk mund të bëj ndonjë përgjithësim statistikor nisur nga vëzhgimet e mia. Por, me aq sa takoj, ndër të cilët edhe socialistë, madje edhe deputetë socialistë, miq të vjetër, nuk më ka qëlluar as edhe një i vetëm këto vitet e fundit, i cili të më shprehet qoftë edhe disi i kënaqur me qeverisjen e Edi Ramës dhe aq më pak me metodën e tij qeverisëse. Dua të them se, me aq sa shoh unë, brezi im është shumë i pakënaqur. Bisedat midis nesh nëpër tavolina janë as më pak e as më shumë, por vrer. Atëherë, përse në publik hesht ky brez, shfaqet “i dorëzuar”?

Pyetja tjetër, në vazhdim të së parës, është: Mos vallë e kemi humbur ne vetëdijen dhe kurajën për të kundërshtuar të keqen? Nëse kjo ka ndodhur, duhet kërkuar doemos shkaku. Sepse do të ishte një humbje shumë e madhe, e dyfishtë. Nga një anë, do të ishte një humbje personale njerëzore për secilin nga anëtarët e këtij brezi. Nga ana tjetër, do të ishte thyerje dramatike, lënie në mes e misionit përparues dhe emancipues të një brezi përkitazi me shoqërinë dhe me kombin. Veçanërisht, kjo do të ishte e rëndë për brezin tonë, që fati na e ka sjellë të kryejmë një revolucion unikal për Shqipërinë. Megjithatë, fakt është se, ashtu siç Elona Caslli e ka vërejtur, këto vite ne po sillemi si “të dorëzuar”.

Një vëzhgues i jashtëm, pa u menduar dy herë, mund të thoshte për ne se po sillemi ndaj të keqes së përbashkët si brez i trembur. Po nga se mund të kemi ne frikë? Çfarë mund të jetë frika e sotme krahasuar me kërcënimin që kishim mbi kokë më 8, 9, 10 e 11 dhjetor 1990 kur dolëm në rrugë? Ne kishim përballë Sigurimin famëkeq, një Polici dhe një Ushtri, të gjithë të stërvitur një jetë e të ndërsyer për të goditur pa mëshirë “armikun e brendshëm”. Atyre u hanin duart për të bërë mbi ne, nëpër sheshet dhe rrugët e Tiranës, atë që kishin bërë pak kohë më parë sivëllezërit e tyre kinezë në sheshin “Tien An Men” të Pekinit. E kemi për kollaj të përmendim fëmijët. Por shumica prej nesh kishin fëmijë edhe në dhjetor 1990. Madje, ende fare të vegjël, krejt të pambrojtur. Vetë Azem Hajdari kishte dy fëmijë. Sidomos neve nuk na lejohet ta përligjim frikën tonë me ekzistencën e fëmijëve.

Apo kemi ndryshuar mendim për rrugën, nëpër të cilën vendi dhe kombi ynë mund të shkojnë përpara? Nëse ka ndodhur kjo, ne mirëfilli kemi tradhtuar motivin themeltar të lëvizjes sonë të dhjetorit 1990 e që ishte për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Europa”. Sepse rruga e Shqipërisë për në Europë është po ajo e dikurshmja, me kushtin e patjetërsueshëm për ta kundërshtuar deri në pikën e fundit pushtetin e molepsur me të keqen, qoftë ky pushtet edhe i zgjedhur me votë popullore. Të keqen e këtij pushteti ne e kemi përditë përpara syve: i korruptuar deri në palcë, i lidhur me krimin e organizuar, arbitrar si gangster, dhunues i të drejtave të njeriut. Ku është brezi ynë përballë kësaj të keqeje? Apo jemi bërë indiferentë ndaj fatit të shoqërisë e të atdheut? Nëse ka ndodhur kjo, atëherë kemi zgjedhur mënyrën më të palavdishme për ta mbyllur rrugën tonë jetësore, të nisur me aq madhështi në dhjetor 1990. Po kaq e padenjë për ne do të ishte edhe humbja e besimit në vete si kundërshtues të pakompromis të së keqes politike. Një humbje e tillë e besimit në vete apo te dobia e kundërvënies ndaj pushtetit të keq, do të tregonte se në fakt ne, si brez, nuk paskemi mësuar asgjë nga fitorja jonë e dhjetorit 1990. Dekoratat e ndritshme, si për shembull “Pishtar i demokracisë”, që mbajnë shumë prej nesh, nuk tregojnë më kush jemi ne sot.

Më del edhe një pyetje, më pak torturuese se pyetjet e mësipërme, por të cilën ia vlen ta shtroj: A jemi ne tashmë në pafuqi fizike apo edhe mendore për t’u rebeluar? Edhe pse të paktë janë ata që kanë mbërritur moshën e pensionit, fakt është se më të shumtët prej nesh sot janë bërë gjyshër. Vetë Azem Hajdari do të ishte bashkë me ne sot si gjysh i një mbese të ëmbël. Por a shënon kjo etapë e jetës sonë bjerrjen e fuqive fizike apo edhe më keq, atyre mendore? Bashkëshortja ime, Donika, ka bërë para disa kohësh një film dokumentar me titull “Gjyshër të rinj”. Ajo tregon aty se brezi ynë (gjyshër) vazhdon të jetë në krye të punëve në kuptimin më të gjerë të fjalës. Madje, edhe në ekonominë familjare, më së shpeshti jemi ne burimi më i rëndësishëm i të ardhurave. Është një shembull në dukje i thjeshtë, por i mjaftueshëm për të treguar se ne nuk na ka lënë aspak takati. Pra, nuk jemi “të dorëzuar” për shkak të pleqërisë.

Atëherë, çfarë ka ndodhur në zemberekun e orës sonë, që na ka ulur kaq poshtë?

Panorama



17 Comments

  1. Jeni dorezuar se ua ka mbushur bythen kooprativa!

    Me pune te mira po, me rroga te majme per vete e grate po, privilegje, shtepi e kredi, femijet me studime jashte, epo ne srridhte pikonte e pokon ni nje gje per ju.

    I paska mbetur mendja. Shume e thjeshte: e niset si ‘rebele’ dhe po e mbyllni si te korruptuar. Dhe brezin e femijeve e bete me keq se veten. Imorale!

    Kjo eshte trashegimia juaj.

    1. i keni shkerdhuer ju politikanet si te pd e si te ps te rinjte ketij vendi, prandaj nuk cohet me njeri, i keni bere te miltante, u keni premtuar pune e me pas i keni hedhur si lecka sa keni marre pushtetin

    2. ate qe se bind logjika do ta bindin koha raliteti,faktet,nuk duhet te ,te cuditenia aspak zoterinje ,qe per nje shekull kishit ne dore kontrollin dhe menaxhimin e burimeve te jetes,,ju te gjith keni nivelin kulturen ,diturin ,per ta kuptuar pranuar dhe trajtuar menaxhuar ,funksionin e zgjilljeve sukseseve ,me drejtesi hak rregull mas,i kishit ne dore qe ket popull ta fusnit ne rrugen e zgjilljeve pa probleme ne rrugen e drejt,,por ju nuk e bet,ju pelqej egoja pushtetit ,parase ,qe vetem nje grusht njerzish te gezojne,dhe shumi ca te vuajn ,e bukur eshte e verteta drejtesia ne gjersin e vet per tu folur ne popull sepse eshte sensi natyralitetit njerzore ,ushqen shpirtin qetson zemrat,te bukra jan premtimet,kur te gjith I benit ,por kur zoterinj fjala nuk ka pasqyrim vepren ,premtimin me veprim quhet mashtrim edhe femija e ka logjiken e dallushmeris,populli ka reaguar ,nuk ju don ka braktisur vendin ,kjo tregon per nje fund trishtues per te gjith ju populli si individ do e gjejn nje zgjillje po kurr me duke ju besuar ju si klas politike sepse se meritoni per ulje vetem zotit mallerishem

  2. Shoqerite nuk presin te rebelohen ata mbi 50 vjec. Edhe ne vitet 90 u rebeluan femijet dhe jo prinderit. 68′ ne France ishte pikerisht rebelim i femijeve ndaj prinderve konformiste. Prandaj nuk ka bythe ku te rrije argumenti se prinder konformiste nuk mund te lindin apo rrisin femije rebele. Ne fakt te dyja mund te ndodhin: Mund te kemi femije rebele prinderish konformiste (qindra shembuj), por per cudi mund te kemi edhe prinder rebele femijesh konformiste( BREXIT eshte shembulli perfekt). Gjithsesi,si rregull nuk pritet rebelimi nga mosha e mesme apo e trete, prandaj duhet te na shqetesoje, habise, lemerise konformizmi dhe dorezimi i te rinjve tane. Sic e tregon psikologjia femijet emancipohen duke u rebeluar dhe jo duke u modeluar sipas prinderve. Kjo eshte gje shume e natyrshme dhe e zakonshme, prandaj mendimi im qe kur e lexova shkrimin e Elones ishte se ka bere nje gafe te madhe duke u mbeshtetur ne nje premise komplet te gabuar.

  3. Arsyeja qe jemi dorezuar eshte se na keni bere lavazh turi per te adhuruar si idiote Oksidentin NordAtlantik dhe BE te cileve u dukemi vetem nje grope per mbetje te rrezikshme, nje pus nafte a gazi qyl ku punetoret nuk paguhen 27 rroga, ku perendimi ka instaluar haptas nje fashizem narkosocialist pas fashizmit demokrat, me amdministrate partiake vampires qe u pine gjakun njerezve apartiake qe punojne per familjet e tyre e qe nuk kane se ke te votojne. Shume mire bejne qe ikin, qe arratisen naten me diploma mjekesie apo inxhinierie. Shume mire qe shkojne te punojne si njerez, ku me taksat e tyre nuk pasurohet Vasili, Beqja, Mehdiu, Gjiknuri, Meta, Berisha, Luli, Ruci,Rama e gjithe qafirat bythqirat e ketij vendi qe duhet te ishte si Danimarka apo Dubai me pasurite natyrore qe i ka fal Zoti.

    1. Nuk ka nevojë që të shkohet më tej për të analizuar sa thellë ka shkuar shpëlarja e trurit edhe në dy breza të shqiptarëve pas diktaturës enveriste që zgjati 5 dekada.
      Mjafton të lexosh këtë komentin e këtij M.Cara, për të kuptuar se mendësua komuniste e barazisë vazhdon të jetë e ngulur në mendjet e shqiptarëve tru shpëlarë nga dogmat marksiste.
      Akoma me idiotësinë e luftës së të varfërve kundër të pasurve.
      Po si mund të shpërblehet njëlloj për punën e tij, si një budalla apo njeri tërësisht i pa aftë mendërisht me një biznesmen apo një politikan e ndonjë intelektual i shquar, kur rendimenti i punës së tyre i krahasuar shkon një me 100 apo deri edhe në 1000 ?
      A mund ta krahasosh gjeniun e evolucionit të kompjuteristikës Bill Gates, me bojaxhiun kallp nga mendja Edvin Ramën, për të mos shkuar tek ndonjë bandit gjysëm analfabet apo qoftë edhe ndonjë debil që nuk është në gjendje të lidhë lidhëset e këpucëve të tij ?
      Nuk ka dhënë Bill Gates “premtime elektorale” që do të punësojë 300 mijë vetë po të bëhem kryeministër. Por me gjeninë e tij , jo vetëm në SHBA , por në të gjithë botën janë punësuar dhjetra miliona njerëz që marin paga të larta, veë qindra milionëve të tjerë që shfrytëzojnë kompjuterin për të lehtësuar punën në profesionin e tyre e pothuajse gjithë bota që komunikon me kompjuter.
      Trushpëlarët thonë tja rrëmbejmë milionat Bill Gates e ti shpërndajmë tek “të varfërit”.
      Shkova deri tek gjeniu multimiliarder Bill Gates, por në mos si ai, ka mijra njerëz të tjerë që shquhen për aftësi e inteligjencë e janë pasuruar nga produkti i punës së tyre, njëkohësisht duke u bërë motor i ekomomisë në vendet ku jetojnë e që kanë punësuar qindra miliona njerëz.
      Paradoksi është për Shqipërinë, se pikërisht ata trushpëlarë që propogandojnë luftën kundër të pasurve nga pozicionet e së majtës dogmatike marksiste, sot janë bërë njerëtit më të pasur e që njëkohësisht bëjnë edhe ligjin , por ama në rrugë korruptive e kriminale e jo për aftësi.
      Na del një thuthuq si Zaloshnja me intelekt mediokër e na bën “sondazhe” që nxjerrin socialistët si më të votuarit në Shqipëri.
      Po si nuk doli një staticien që të bëjë një pasqyrë të plotë se kush janë njerëzit që u pasuruan nga hiçi me rrugë korruptive në këto 30 vite ?
      Në përceptimin publik ,të tillë pasunorë sot janë më të shumtë socialistët, që përfaqësojnë ate pjesë të shoqërisë që nuk ka pasur asnjë pasuri të trashëguar.
      Komentuesi i mësipërm, me mendësinë komuniste pretendon se politikanët pasuroheshkan nga taksat. Po cili shtet në botë mund të mbahet pa taksa e nga kush duhet të meren paratë për të paguar administratën shtetërore ?
      Trushpëlarët akoma besojnë sot se në sistemin socialist enverist nuk kishte taksa.
      Një mashtrim i madh.
      Nëse në shtetet kapitaliste demokratike taksa mund të shkonte deri tek 10% e produktit të punës, në kohën e qoftëlargut , për një produkt pune prej 100 dollarësh paguheshe vetëm me një dollar.
      Kush shkonin 99 dollarët e tjerë ?

  4. Historia perseritet dhe zotesia eshte qe te mos behen te njejtat gabime apo faje.Jam dakort qe Rama eshte keshtu dhe ashtu por gazetari nuk merr ne analize kohen e arte te skemave piramidale,shkaterrimin qe pesoi brezi i ri dhe jo pak ,(ne 1997 iken 500.000 njerez),kohe qe gazetari ka qene ambasador neper Paris.
    Duhen breza qe te shkojme ne kuoten ¨Ó¨pra revolucioni i dhjetorit u shkermoq menjehere,Hajdari eshte hero por nuk ka asnje motivacion pse vdiq.
    Rama heq vehten sepse pikerisht ky Meta dhe Basha e prune ne fuqi,por ustai gjeti ustane.Ky eshte topi/ky eshte meidani/ky eshte Rexho Kapedani.
    Saliut i sollen sozian e tij ne fuqi dhe me demokraci totale e njohur nga e gjithe bota.
    Hajt ta heqim Ramen nje ore e me pare por kete kenaqesi nuk duhet tja japim nje super hajduti dhe maskarai qe nuk la qeveri pa nderruar e mjelur si lope.Dhe te gjithe keta heronj kane qene ¨dhjetorista¨,por tani sḱane motiv per ndryshim sepse jane kthyer te gjithe ne ujq dhe shqyejne cdo gje,

  5. Ti Besnik (i partise) nuk je i dorezuar para se keqes, ti je pjese e se keqes,.
    Ne kohen e revoltave te studentore, ti punoje ne aparatin e KQ te PPSH.
    Edhe Azemin s’ke pse na e permend si shembull. Te gjithe e dine se ai ishte shume me i madh ne moshe se studentet e tjere. Si e kishte fituar te drejten e shkollimit ne ate moshe e ne ate dege, na e shpjego ti qe e kishr patriot bashke me Berishen qe shkoi tek studentet si i derguar i Ramiz Alise. Edhe drogaxhiun psikopat qe sot eshte kryeminister, e kishit ne ate particken qe formuat ne bodrumet e birit te Josif e Eleni Pashkos. Do me sqarosh dot cfare jj bashkoi te gjithe ju te perkedhelurit e asaj kohe te mbidheshit ne bodrumin e ish prokurorit te pergjithshem te diktatures, per te “rrezuar” diktaturen?

  6. Punesimi ne sektorin publik ne Gjermani ze 10% te totalit, Luksemburg 12%, Hollande 13%, Itali 14%,
    ndersa ne Shqiperi 26.5 %!Punesimi ne bujqesi ne Shqiperi,ze 40.9 % e totalit, ndersa ne vendet e BE-s
    sektori i bujqesise ze 2-4% te totalit!Pjesa tjeter e te punesuarve ne Shqiperi jan te vetepunesuar ne
    biznese familjare,dhe shume pak ne industri.Studentet jan politizuar dhe te perçare,pjesa më madhe
    e medias e ka shitur veten,shoqeria civile pothuaj inekzistente.Ne strukturen sociale te Shqiperise,
    nocioni qytetrim e humb kuptimin e tij.Cila shtrese ka më shume arsye te ngrihet?

  7. Ti e di shume mire or Legen qe ’90 ishte loje; dhe ja ku jemi. Po te ishte ’90 e vertete nuk do te ishim ketu ku jemi.

  8. Per “Neri”!
    Nuk e kam perdorur une pseudonimin tend. Eshte administratori qe i ngateron gjerat ketu. Edhe une u cudita kur e pashe. Sidoqofte te kerkoj falje.

  9. Republikë sigurimsash. Ne fillim te heqin cdo te drejte te punosh normalishte, me pas therrasin shoket nga bashkimi evropian ta finalizojne. Dhe kur e shohin qe dhe ata nuk perbejne me lajm, fillojne e gjejne alibi si pershembull trump, aq i duhet bashkimit evropian ( pershire ato qelbesirat britanike qe e duan unionin e verhofstadt soros bkn der lecka dhe merkel ) qe te kete monopolin e fjales.

  10. Me respekt per z. Mustafaj! I gjithe shkrimi eshte nje e vertete e hidhur! Por qe ” te gjithe jane dorezuar para se kaqes”, nuk jam dakord, sepse z.Mustafai e di me mire se kushdo qe eshte opozita e dorezuar, jo brezi i tije dhe shqiptaret. Do te qe mire qe te na thoshte ku qendron e keqja, sepse te konstatosh eshte e gje e mire sado, por te mos japesh zgjidhje eshte me keq ( po te kemi parasysh qe ishte nje nga udheheqesit e dhjetorit ’90!) Sado naiv te jesh e kupton qe e keqja eshte Edirama dhe se Basha nuk ben gje tjeter vetem se e ndihmon ne kete rruge te erret per vendin. Mos veprimet e veprimet e ngordhura pa lindur ;te tija gjoja opozitare, e kane krijuar kete ndjeje dorezimi para se keqes. Nuk eshte nevoja t’ia them une z. Mustafaj, por çdo zgjim ndergjegje ka nevoje per dike qe ta udheheqe, ,qe ta zgjje,ndryshe nuk lind! Nuk e sheh valle z.Mustafaj se opozita ka vdekur! Pse mbrohet opozita (indirejkt ) duke ja hedhur fajin vetes dhe te tjereve?? Nuk jam aspak dakord me z.Mustafaj, qe i vesh vetes fajin per te mbrojtur opoziten! Ky shkrim nuk eshte gje tjeter vetem se disfatist dhe qe i shkon per shtat qenqeverise! Duhet vene gishti atje ku dhemb plaga, o mik! Ps: -jo se nuk di ta vesh: Prisnim edhe nga ismael kadirov te thoshte ndonje gje , por u shit dhe ai, i pari biles!

  11. Pergjigjen te gjitha analizave shterpe jua ka dhane At Zef Pllumi: “si ka mundesi qe nje vend kaq i vogel si Shqypnia me xjerr kaq shume rrugaça”
    Njerez pa karakter, te formum dhe shkollum ne kohen e komunizmit, moret frenat ne dore dhe perdhunuat gjakun e sakrificat e mijra intelektualeve dhe viktimave te pafajshme te komunizmit.
    Tash bani edhe si intelektual dhe mend-dhanes, e keni humb rastin qe ju dha historia.
    Me dhimbsen ferrat e truallit tim dhe disa te pa fajshem, se aj popull mireboll e ka.
    Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *