• |
ide | kryesore

Dyzimi i PD/ Basha mitingashi “pa zemër” i tubimit të Metës

-Instant, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha i është bashkuar me ndjesinë e njeriut që i zë rrota bishtin, tubimit të 2 marsit, që do të organizojë presidenti i Republikës. Pasi është futur në një kurbë paqësore dhe uljeje në tryezë me Rilindjen dhe disidentët e opozitës, kreu demokrat po e mbështet si i zënë në hall lëvizjen e Metës. Sot ai i ka bërë një thirrje demokratëve dhe strukturave të PD-së për t’iu përgjigjur thirrjeve për mbrojtjen e Kushtetutës.

Mjafton të lexosh tekstin e vakët të publikuar nga lideri demokrat, për të kuptuar se aty nuk ka as zell dhe as zemër. “Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike.

Po të lexohet me kujdes midis rreshtave ngërçi i fjalorit të përdorur nga Basha është i dukshëm. Aty flitet për qytetarë që duan që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë (sikur demokracia është në stad normal por duhet konsoliduar edhe më shumë) dhe jo për t’u bërë barrikadë ndaj përdhosjes së saj sikurse ka bërë thirrje Ilir Meta.

Së dyti, Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm që shumë nga militantët e tij nuk e kanë për zemër as Metën as LSI-në, të cilët i shohin si një shushunjë që rriten në trupin e parive të mëdha. Prandaj, nëse dikush do të donte vërtet t’i motivonte ata, nuk do mjaftohej me thirrjet t’i bashkëngjitemi presidentit dhe të mbrojmë kushtetutën. Thirrja mobilizuese do të ishte : “Ti bëjmë bllok Ramës dhe ta ndalojmë atë të kapi çdo institucion”. Vëtëm kështu një profesionist i mitingjeve të PD do të motivohej të dilte në bulevard. Por Basha këta ka refuzuar ta bëjë, madje as nuk ka marrë guximin ta përmendi emrin e Ramës në apel.

Së treti, nëse mbetet në fuqi udhëzimi që raportojnë mediat opozitare nga selia e PD-së, se kjo parti u ka bërë thirrje njerëzve të saj të dalin në 2 mars, por nuk do t’u sigurojë atyre infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë, kjo pastaj nuk ka më nevojë për koment. Ajo dëshmon se apeli i Bashës ka qenë sipas shprehejes së vjetër: “M’ka çu nana me la gojën”.

Natyrisht askush nuk e obligon kreun e PD-së të mbushë me njerëz mitingjet e presidentit. Basha është në të drejtën e vet edhe t’i bojkotojë krejtësisht ato duke ruajtur status quo-në me rilindasit. Por nëse vepron kështu, ai së paku duhet të heqë dorë nga thirrjet e shtira për një front të përbashkët kundër rregjimit që po kap gjithçka e që ka për qëllim t’i thotë ndal autarkisë të Ramës.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Nuk e di nese ky miting do demtoje Ramen, por Bashen me kete qasje qe ka do ta demtoje, sepse ” mitingashet profesioniste” pavaresisht se nuk po ia thote Basha, e dine qe Mitingu ne radhe te pare eshte vetem kunder nje personi: Edi Rames. Nese do e kuptonin si revolte kunder Dvoranit me siguri nuk do ta merrnin mundimin. Per me teper pjesa radikale partise ndjehet e tradhetuar nga Basha per te cilin shkuan burgjeve, humben vendet e punes, moren gjoba falimentuese ne biznes dhe nuk besoj qe do ta humbin shansin per ta demtuar ne nje situate si kjo kur ne te njejten kohe demtojne dhe Ramen. Mos harroni qe 200,000 mije demokrate nuk votuan ne 2017 pas marreveshjes me Ramen duke mbetur gjithsesi demokrate.
    Ne kete kontekst prania e radikaleve te djathte anti-Rama eshte e pritshme pavaresisht suportit te mohuar nga Basha. Mundesi e arsyeshme por e pasigurte eshte qe mitingu te terheqe edhe nje pjese elektorati gri qe shqetesohet ne menyre te posacme per shkeljen e kushtetutes dhe kapjen e Gjykates Kushtetuese. Ne mitingjet e PD kjo mund te kete munguar disi, sepse ishin te konceptuara kryesisht si “Rama ik”. Me keto dy faktore Mitingu ka gjasa te jete i suksessem duke demtuar Bashen qe e mbeshteti me gjysem zemer dhe duke e shtyre ne menyre te pashmangshme drejt rruges radikale, nese do te vazhdoje te mbaje flamurin e opozitarizmit qe me shume e ka grisur se ngritur me thene te verteten.

  2. Basha o eshte i mefsht , ose vazhdon ne fshehtesi marrveshjen me te gjatin tone , oseeee …. nuk di ç’emer ti ve . Gjithsesi nje gje e kuptoj , je pa kellqe dhe pa zemer , je nje nga humbes i lindur o Basha .

  3. ne miting do jene vetem ish administrata e lsi e ngelur papune, te rinjte e lsi ata te jales si dhe provincialet e skraparit

  4. Cfare ndryshon ne qoftese basha do e bente thirrjen si e kerkon bushati,e pame pd dhe lulushin bashke me salihun dhe monen por populli ne rastin me te mire mblodhi 10 000 shpellkare,keshtu do jete dhe me 2 mars,prandaj lulushi po ben politikanin tani se keshtu i leverdis keshtu I ka thene perendimi

  5. Meta Apo Basha pak redesi ka mjafton tè thyej qafen ky kush do tè vij nuk do tè harri ti uzupoi tè gjith shtetin ndofeta dhe PS me nje fytyr tjeter por ky seket duhet tè varroset

  6. Ne artikull: “[Ajo dëshmon se apeli i Bashës ka qenë sipas shprehejes së vjetër: “M’ka çu nana me la gojën”.]”

    E saktë, edhe kaq sa bëri, e bëri se u detyrua nga Meta, që kushedi çfarë i ka thënë kur u takuan para disa ditësh.

    Ne artikull: [“Natyrisht askush nuk e obligon kreun e PD-së të mbushë me njerëz mitingjet e presidentit.”]

    Qe te dale, ate e obligon situata katastrofike e vendit, por duke qënë se kreu i PD është një tradhtar me damkë, një njeri fallco, ai vetëm sa lan gojën. Ai po të ishte tamam duhej te thonte “Ju inkurajoj të dilni në shesh, sepse vendi ndodhet para një rreziku shume të madh, pavarsisht se me Presidentin kemi mosmarrëveshje. Atdheu mbi të gjitha”. Po kush do shkojë te qetësohet në shtëpinë luksoze të tij, ndoshta sorrosiani ka plane të tjera. Turp për ato anëtarë të PD që e mbajnë akoma. Por shumica e tyre kanë shkuar për të kapur ndonjë kafshatë. Tashmë vendin e ka marrë lumi, vetëm Zoti e shpeton.

  7. Ju shpellkar lakuriqe miza skiftere behuni gati per protesten e fitores,bashkojuni skenderMetes ne bashkimin e koronavirusit salih dhe te rrezojme ramen,te henen te gjithe ju me zarfet ne dore per te mbrojtur liken e krrabes dhe te lalzit,mos mungoni

  8. Shpellkaret e din shum mire ti qe shkruan per ta se ti kan shkerdhyer te gjithe fisin e femrave o mavi pasi prap ti e din qe babi yt ne zyre ua ka derguar femrat e fisit te vet , e qar presim ne nga ty o i degjeneruar pasi dhe motren tende ti dhe babi yt e dergoni me kenaqesi ne zyrat mavi.

  9. LSI dhe Meta aktualisht kane te drejte ne gjithcka thone, por kane nje handikap te madh: ata do te mbahen mend si partia qe e kthyen vjedhjen ne sistem. Ashtu sic do te mbahet mend Rama per faktin qe institucionalizoi krimin ne politike dhe administraten shteterore.
    Ikni o njerez nga Shqiperia se ky vend nuk behet!

  10. Ja dhe nje mize kali si genti,qe shkon nga nje byth me mut ke nje bythe tjeter,miza e bythes mize kali ngelet

  11. Duke lexuar këtë shkrim,po e krahasoja me një palo “intervistë” në një media që haptazi bën avokaturën e Ramës e ku një drejtues i emisionit me një emër grek e mbiemër turk kishte thirrur në emisionin e tij me emërtim amglisht, një ish demokrat të pastruar nga PD, për të na e mbushur mendjen se pro amerikanë janë komunistët kurse demokratët qenkan armiq të SHBA.
    Patozi tek Dyrnjaja.
    Sipas mëndjes së Patrozit që ja mbështeste edhe Dyrnjaja, qenka “antidemokratike” që presidenti ti drejtohet popullit se këtëduhet ta bëjë vetëm opozita.
    Idiotësia plotësohej më tej se presidenti nëpërmjet mbrojtjes së Kushtetutës , e paskej hallin që të mbrojë veten ????????.
    Epo sikur të gjithë shqiptarët “për të mbrojtur veten e tyre” të mbronin me forcë kushtetutën që e votuan me referendum, a do të kishte guxumin Edi Rama të kanabizonte gjithë Shqipërinë, të vidhte apo blinte vota në bashkëpunim me banfat mafioze , apo të mbushte Kuvendin, qeverinë e bashkitë me njerëz me të kaluar kriminale ?
    Jo po ku e ka hallin Meta e ku e ka hallin Basha ?
    Por nëse pjesa dërmuese e shqiptarëve, edhe komunistët që urrejnë demokratët që rrëzuan regjimin e tyre enverist, tashmë janë të bindur se Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, përse duhet të intrigohet me shkrime të tilla për të krijuar mosbesim tek presidenti apo lideri i opozitës ?
    Jo po presidenti i ka “tejkaluar kompetencat e tij”.
    Por përse të mos analizohet fakti se kush ka bërë çmos që presidentin ta zhveshë nga të gjitha kompetencat kushtetuese, deri në aktin formal e honorifik të betimit solemn në rezidencën e Presidencës para tij të gjithë krerëve të institucioneve të larta ekzekutive të shtetit, përfshi ministrat e antarët e gjykatës kushtetuese ?
    Sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë kjo qeveri e qindra skandaleve kompromentuese, duhej të mjaftonte vetëm paradoksi që antarët e Gjykatës kushtetuese, në kundërshtim me një nen të kjartë të Kushtetutës, të mos betohen para tij por para një notereje ordinere, apo të paraqesin betimin me shkrim tek kuvendi një partiak, që në Shqipëri nga të gjithë OJF e nga gjithë mediat të bëhej thirrje për tju bashkuar kërkesës së presidentit.
    Kur do të hiqet më së fundi dorë nga propoganda idiote se të gjitha fajet i ka “Saliu” pasi ishim mirë kur ishim shumë keq në diktaturën staliniste një partiake ?
    Nuk ka asnjeri e asnjë politikan në botë të përkryer e që të mos ketë gabuar asnjëherë.
    Por është tjetër gjë të gabosh duke mbrojtur shtetin ligjor, e krejt tjetër faji i rëndë që të shkelësh ligjet e apo të bësh ligje në kundërshtim me Kushtetutën që e ke aprovuar vetë e të miratuar me referendum popullor.
    Ka “dhelpëruar” Meta në qëndrimet e tij politike të mëparëshme.
    Nëse do të zhvillohen zgjedhje të regullta e të pa manipuluara, do të ndëshkohet për këto “dhelpërira”, por nëse tek ai qëndrimet politike kanë evoluar në drejtim të progresit demokratik , ndonëse ka ardhur nga formacioni i partisë shtet, PPSH, që ndroi emrin në parti socialiste, e partia socialiste në parlament sot përfaqësohet me një ish ministër të sigurimit të regjimit enverist, e nëse Meta ka demaskuar ndonjë ambasador të huaj që përfaqëson je shtetin e tij, por Sorosin, duke kërkuar sovranitetin e shtetit , kryetar i të cilit është përzgjedhur, nuk ka gjykatë shqiptare që mund ta zejë në faj.
    Mund të kritikohet presidenti aktual amerikan për deklarata jo fort të kjarta, mund të luftojë opozita demokrate dy vite me komisione parlamentare hetimi për ta rrëzuar ate, por nuk mund të dalë asnjë gjykatë amerikane e ta dënojë ate, sepse deklaron se për të e para është Amerika e ai do të luftojë për interesat e vendit e kombit të tij. duke luftuar edhe kundër terrorizmit ndërkombëtar.

  12. Po ti o byroisti pd ku ishe kur salihu vriste e likja vidhte me video nuk kishte kushtetute atehere pse nuk dole ta mbroje kushtetuten qethua se e votove paske harruar qe salihu yt nuk e votoi kushtetuten,sot ti mize kali po flet qe likja po mbron kushtetuten kunder amerikaneve dhe be shko mor mize kali bej punen qe ben nje mize

  13. Shqupistat kane ngel ne hall. Gjith ata qe perzuri Lulja, i qujten te shitur, tradhetare, kurva. I shane me rronje e me dege e slan gjo pa thone. Tani qe lulja ja fut gjumit si gjithmone, nuk dine a duhet me i vajte nga mbrapa like florinit apo jo.
    Njeri tjeter te PD nuk ka. PDja ka ngel me Ed thuthuqin e Sait sprintierin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *