• |
ide | kryesore

E akuzuan se shoqëron të pasurit në Dubai, flet Arta Nitaj: Do ju padis

Paparazzi, Slider



Arta Nitaj ka reaguar ashpër ndaj disa akuzave të disa portaleve kosovare që kanë shkruar për të se “shoqëron pasanikët në Dubai”, përkundrejt një shume të caktuar parash.

Gjithçka nisi pas një fotoje të Artës që u publikua në Instagramin e një agjensie, ku i bëhej reklamë një club-i luksoz duke publikuar edhe numrin e tij për rezervime.

Menjëherë në media nisi të përflitej jeta e saj luksoze dhe udhëtimet e aktores në Dubai.

Sipas Gazetës Express, “agjensia e marketingut “The List DXB” ofron modele në një nga klubet super luksoze në Dubai, e të cilat janë shoqëruese gjatë mbrëmjes të të ftuarve”.

Por Arta ka hedhur poshtë gjithçka është thënë për të dhe shprehet se këto lajme janë të sponsorizuara nga njerëz që e kanë inat aktoren.

Fotografia është publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe sipas Artës është thjesht një promovim i eventit që mbahet aty çdo të diel.

Ndërsa, sa u përket akuzave se ajo është shoqëruese e pasanikëve në këtë klub, Arta Nitaj e mohoi një gjë të tillë.

Aktorja shqiptare Arta Nitaj është përfolur se po shijon një romancë me një futbollist të njohur shqiptar, Adnan Januzajn.

Burime për “Prive.al” bënë me dije pak kohë më parë se Arta dhe Adnani shkuan bashkë në një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *