• |
ide | kryesore

Foto/ Shikoni si mbërrin Ludogorets në Milano: me epidemiolog e 150 maska

Sport



Maska mbrojtëse në fytyrë e doreza në duar: kanë zbritur kështu nga autobusi futbollistët e Ludogorets, kundërshtari i Inter të enjten në mbrëmje në Europa League kundër Inter. Skuadra bullgare ka arritur në hotelin ku do të akomodohet, duke ndërmarrë cdo formë sigurie në mbrojtje të shëndetit nga koronavirus. Ja përse sipas asaj që bëri të ditur portali dir.bg, klubi bullgar ka adaptuar masa të tjera sigurie: një epidemiolog nga Bullgaria udhëtoi bashkë me skuadrën që, në rikthimin në atdhe, do ti nënshtrohet një testi në Akademinë mjekësore ushtarake. Me kërkesë të mjekut të klubit janë blerë 150 maska sigurie për qendrimin në Milano. Skuadra do të reduktojë në maksimum kontaktet me të huajt në Itali.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *