• |
ide | kryesore

Gjyqtarja që rrëzoi akuzat ndaj Tahirit, kalon vetingun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, pavarësisht problemeve me pasurinë.

Irena Gjoka është një prej tre gjyqtareve të trupës së gjykoi çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në shtator 2019, Gjoka bashkë me Ardit Mustafajn dhe Flora Hajredinajn, çliruan ish-Ministrin të Brendshëm Tahiri nga të gjitha akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe e dënuan atë me 5 vite burg për shpërdorim detyre.

Për këtë vendim pati reaguar në shtatorin e kaluar edhe ambasada e SHBA në Tiranë, sipas të cilës, “dënimi i zotit Tahiri është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse”.

Megjithatë zonja Irena Gjoka është konfirmuar tashmë si një nga gjyqtarët të cilëve u është besuar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vendimi për konfirmimin në deytrë të Gjokës u mor nga Roland Ilia, Genta Tafa dhe Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti të paktën 3 raste kur gjyqtarja kishte bërë mosdeklarim ose kishte pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Gjyqtarja Gjoka kishte dhënë deklarime të ndryshme mbi burimin e parave për blerjen e një banese me vlerë 45 mijë euro, në deklaratën vjetore, në një kontroll të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë e Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, në deklaratën veting dhe në pyetësorët e nisur nga KPK.

KPK po ashtu gjeti se gjyqtarja nuk kishte deklaruar pjesën që i takonte në apartamentin e prindërve në Patos. Sipas relatimit gjyqtares i takonte një e katërta e këtij apartamenti. Gjyqtarja e pranoi këtë mosdeklarim dhe tha se e kishte harruar.

KPK gjeti pasaktësi dhe në deklarimet e bashkëshortit të gjyqtares. Ai nuk kishte deklaruar marrjen pas të një shumë prej 1 milion lekësh të cilën ia kishte huazuar të bijës për të bërë studimet.

Këto para ishin deklaruar më pas për blerjen e dy garazheve, por KPK doli në përfundimin se mosdeklarimi i kësaj shume e nxirrte bashkëshortin me minus 500 mijë lekë të ardhura nga burimet e ligjshme në vitin 2011.

Po ashtu një tjetër mosdeklarim kishte të bënte me depozitimin e një shume prej 12 mijë eurosh në vitin 2007 në bankë.

Gjyqtarja Gjoka i justifikoi gabimet në deklarimin e pasurisë me mangësitë në mënyrën e kuptimit të ligjit në atë kohë dhe se nuk kishin qenë të qëllimshme për të fshehur pasurinë.

Pavarësisht këtyre probleme, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares.

12 Comments

  1. PO pse nuk u cuditet ju kur e kaluan ato dele prokurore te ceshtjes… shkaktaret kryesore te kesaj ceshtjeje skandaloze…

    1. Jo jo nuk duhej te behej reforma ne drejtesi. Imagjinoni kur e ka then dhe lideri boteror sal ram berish.
      Drejtesia ishte shume mire, ishim te kenaqur me ata qe i i hoqen padrejtesisht. Ata ishin engjej, dhe vetem per te drejtat tona mendonin. Ky eshte turp turp.

  2. Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!
    Liri demokraci!

  3. Drejtesi banditesh e hajdutesh. Per lesh e cuat. Nuk ka besim asnje njeri. Shkoi me keq se ishte,tani jane gjykates komunista/sigurimsa

  4. Parti Enver jemi bashke kurdohere! Shani cuna sa te mundeni tani, shfryni koqet ndaj ketij sistemi parakomunist se me vone as me fol sdo na lene. Robt ne pidh o drejtesi komuniste!!

  5. A doni ma’ per Belulin!!??
    Presidenti ine i madherishem,duhet me ba’ amnisti per vjedhsit e energjise elektrike….sepse presim vetvrasje ne burgje!?

  6. Me vjen ndot te te shoh femer plehre !Pa dinjitet,pa integritet dhe e quani dhe gjygjtare te Republikes,i tum qe te hash ti qelbese !Je nje tip prostitute e llojit te ndergjegjes, ju jeni shume me te rrezikshme se ato qe ushtrojne zanatin me te vjeter ne bote !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu