• |
ide | kryesore

Helmimi i nxënësve në Bulqizë, një vajzë niset me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare “Godvi” në Bulqizë janë helmuar, duke përfunduar në spital.

Nxënësit kanë ndjerë një aromë të rëndë në klasë dhe më pas kanë shfaqur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella.

Një vajzë të mitur e klasës së 8-të, është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Mjeku i Spitalit të Bulqizës ka thënë se pritet të mbërrijnë në spital edhe nxënës të tjerë të helmuar. Nga të dhënat e para, mësohet se nxënësit e shkollës 9-vjeçre janë helmuar me pelet, që përdoret për ngrohjen përmes kaldajave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *