• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ Në Itali 11 viktima, 350 të infektuar, mes të cilëve 4 minorenë në Lombardi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër minorenë kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi në Lombardi. Konfirmimi vjen nga këshilltari rajonal i shëndetit, Giulio Gallera, sipas së cilit bëhet fjalë për një vajzë 4 vjeçare, dy fëmijë 10 vjeçar dhe një djalë 15 vjeç. Të katër, dy prej të cilëve në spital, një në San Matteo të Pavia dhe një në spitalin e provincës së Bergamo.

Deri tani janë më shumë se 350 raste të infektuara mes të cilëve 11 të vdekur nga koronavirusi në 9 rajonë të Italisë. 259 raste (mes të cilëve 4 fëmijë) me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 të vdekur në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toskana dhe Liguria, 1 në Alto Adige.

Pritet konfirmimi për një rast pozitiv edhe në Marche. Ministri Azzolina ka garantuar që ‘nuk ka rrezik që nxënësit dhe studentët të humbin vitin shkollor’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *