• |
ide | kryesore

Lavrov: Folëm me Ramën për Kosovën, na intereson të arrijnë një marrëveshje me Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov ka konfirmuar në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën në Moskë se pjesë e diskutimeve të tyre ishte dhe Kosova.

Lavrov ka thënë se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi. 

Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.” – u shpreh Lavrov.



5 Comments

  1. RUSI DO ME PATJETER HEQJEN E TAKSES AMA PER TE TJERA ME NJOHJEN E KOSOVES SI SHTET I PAVARUR TE FUT GISHTIN NE BYTHE. APO JO MORE KRUSHKU BATON AMAN.

  2. Shikojeni me kujdes foton.Ne sfond jane flamujt e Rusise-vendi prites,flamuri i OSBE,organizata qe ka kerkuar takimin dhe flamuri i Shqiperise,pasi Rama eshte kryeminister i saj qe ka rrallen e drejtimit te OSBE,per kete vit.Rama mund te flase per Kosoven,por vetem duke lobuar per njohjen e saj,ndersa biseda duhej perqendruar te Ukrahina-Tema e te ciles,ishte edhe kjo vizite (simbas deklarimit te vete zotit Rama).Me pikelluesja,eshte se kryeministri yne,nuk kishte as idene e nje marreveshjeje te bere qe ne vitin 2004 (sepse natyrisht kish shkuar i pa pergatitur per problemet e kesaj natyre).Por kur nuk pergatitesh,pse hap tema te pa parashikuara ne protokoll? Aq me teper,qe na paska patur me vehte edhe dy keshilltaret e tij personale,per gjeopolitike-Batonin ,e per shtypin Sokolin.

  3. U bashkua dhe me -Rusin-per te ndihmuar vella -Vucicin-nuk kane as moral ,as dinjtet .Keta e duan Kosoven nen thundren e Serbise more njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *