• |
ide | kryesore

Mediat në Kosovë: I dërguari i Trump pret që Albin Kurti të heqë taksën deri në fundjavë, në të kundërt gjërat përshkallëzohen

Arkiva, Lajme, Të fundit

Sipas mediave në Kosovë, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka thënë se “nuk do presë pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe” dhe “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen”.

Sipas mediave kosovare, “Në fundjavë, Richard Grenell shqyrton çështjen e tarifave dhe nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të ndërmarrë hapa që do të largonin SHBA nga kjo çështje, duke e konsideruar Albin Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit”.


Gjithashtu sipas mediave, në rast se Qeveria e Kosovës nuk heq tarifën 100%, duke nxjerrë pengesa në dialogun me Serbinë, administrate amerikane parasheh politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku ka patur bashkëpunim deri tani.

Kryeministri Kurti, ka premtuar zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, por deri më tani ai vetëm e ka zgjatur pa zgjidhje këtë çështje.

Partneri i Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotit, i ka bërë të qartë Kurtit se tarifa duhet të hiqet shpejt, por Kurti ka vazhduar duke thënë se “nuk ka nevojë të nxitohemi”. Në fakt, kjo është saktësisht e kundërta e kërkesës amerikane, të cilët insistojnë që kjo është çështje e ngutshme.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos nga Qeveria e Ramush Haradinajt dhe ajo shihet si pengesë e patejkalueshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata e presidentit Trump dëshiron heqjen e menjëhershme të tarifës dhe kthimit të Kosovës dhe Serbisë në dialog./ Express

6 Comments

    1. Ik more gazetar leshi si ky i paemri sipër. Nuk ka bithë amerikani të shantazhojë kryeministrin e zgjedhur me votat e shqiptarëve të Kosovës.
      Grenell është një budalla e gjysëm, do ti bëjë qejfin shefit se i duhet një marrëveshje për zgjedhje. Albini ti thotë kongresit Amerikan për shantazhojë, ka boll miq atje që ta bëjnë të kërcejnë këtë e trapat e tjerë të Trampit.

      1. Tamam, është e turpshme mënyra se si ky mut grenelli përpiqet ti imponohet Kosovëspa premtuar diçka më parë.

        Nqs marëdhëniet e shqiptarëve do të varen nga tipa si grenell. më mirë të kundërshtojë deri në fund derisa grenelli ta ulë tonin imponues.

        Ai luan me bllofin. Nuk ma merr mendja që marrëdhëniet me amerikën të kushtëzohen nga taksa.

    2. Ky pederasti i deklaruar cfare halli ka?! Taksen Kosova i a ka vene Serbise dhe jo Amerikes, c’pune kane keta qe po perzihen kaq shume, ne mbrojtje te Serbise?! Amerika aleat i kujt eshte?!

  1. Sa koronavirus jane shtuar kete jave ketu te lapsi,amerika te le me barre pa te qire fare o albin,amerika po ju mban me oksigjen o neomarksist i ballkanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu