• |
ide | kryesore

Mjeku i njohur: Askush nuk mund të thotë që nuk kemi koronavirus në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në “Byro politike” u shpreh se shumë shpejt mund të kemi rastin e parë me koronavirus në vend. Sipas mjekut virusi është shumë misterioz dhe prandaj ka vënë në alert organizatat e shëndetësisë. Pipero thekson se e rëndësishme është që të merren masat parandaluese.

“Ky është një koronavirus i ri. Fakti që nuk kemi nuk do të thotë se nuk do kemi. Ky virus është misterioz, ka shumë të panjohura dhe kjo e ka bërë qoftë OBSH që të jenë në alert të shtuar për të marrë masa parandaluese. Duhen masat parandaluese për të pakësuar numrin e rasteve të sëmurë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitete të gatshme për të parandaluar një pandemi.

Së dyti nuk kemi ende një vaksinë. Së treti, është shumë e rëndësishme që në varësi të numrit të popullsisë dhe të lëvizjes, është që të gjithë indikatorët janë që shumë shpejt mund ta kemi edhe ne rastin e parë. Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi, do vijë apo nuk do vijë dhe kur do vijë”, – shprehet mjeku.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *