• |
ide | kryesore

“Mos i sillni tifozët e Juventus”; Bashkitë pranë Lyon apel qeverisë Franceze

Sport



“Në emër të kujdesit, por edhe ndalimit të cdo lloj shqetësimi të rregullit publik, i kërkojmë autoriteteve më të larta të shtetit francez të shprehet kundër ardhjes së tifozëve italianë”. Alarmin e kanë lëshuar, përmes një komunikate shtypi, kryetarët e bashkive të Meyzieu e Decines, komuna pranë Groupama Stadium, që në mbrëmje do të presë sfidën e Champions League mes Lyon e Juventus. Christophe Quiniou e Laurence Fautra kanë kërkuar të mos lejohen të vijnë në Francë tifozët italianë për shkak të rrezikut të epidemisë së koronavirus.

Lajmi e ka bërë të ditur shtypi francez. Më parë, ministri i Shëndetësisë Olivier Veran kishte siguruar për RTL se “asnjë diskutim shkencor e mjekësor “ka sjellë në vendimin për të ndaluar eventet kolektive”, edhe pse është e qartë se epidemia është “pranë dyerve tona”. Janë rreth 3000 tifozë italianë që priten në Lyon. Që emergjenca koronavirus nuk do të kishte ndikim në rrugëtimin e tifozëve bardhezinj që do të asistojnë Lyon-Juve ishte komunikuar nga vetë Juventus. “Një informacion i rëndësishëm për gjithë tifozët që kanë në program të ndjekin sfidën. Autoritetet franceze e Olympique Lyon kanë komunikuar se nuk janë parashikuar, në këtë rast, shtrëngime të vecanta për tifozët bardhezinj – lexohet në komunikatë”. Konfirmimi ka mbërritur edhe nga Lyon. “Olympique Lyon merr shkas nga vendimi i autoritetev franceze për të mbajtur në program në stadiumin Groupama suipas planit fillestar”.

PRESIDENTI I LYON: “TIFOZË, EJANI PA PROBLEM”
“E kotë të krijojmë ankthe të mëtejshme. Nëse autoritet shkencore japin përgjigje forniscono risposte chiare atteniamoci a queste. I tifosi della Juventus possono venire a Lione senza difficoltà per seguire la propria squadra”. Queste le rassicurazioni di Jean-Michel Aulas, presidente dell’Olympique Lione, come riporta l’Equipe’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *