• |
ide | kryesore

Olimpiada e Tokyo lëkundet, kryeministri japonez: “Do të shtyjmë eventet masive”

Sport



Malagò kishte siguruar se do të bëhen, por Olimpiada e Tokyo 2020 dridhet. Alarmi mbërrin nga Japonia me kryeministrin Shinzo Abe që ka urdhëruar shoqatat kryesore sportive e kulturale të vendit të shtyjnë me të paktën dy javë organizimin e eventeve që parashikojnë grumbullime në masë, për të përmbajtur rrezikun e një shpërndarje të mëtejshme të koronavirus.

Kur mbeten më pak se 150 ditë nga starti i Olimpiadës së Tokios, gjatë një mbledhje të task force mbi situatën e virusit, Abe provoi ti përgjigjej në këtë mënyrë kritikave të komunitetit ndërkombëtar, që akuzuan qeverinë mbi administrimin e emergjencës në bordin e anijes Diamond Princess.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *