• |
ide | kryesore

Pejxhi Miller, vajza që jeton si bebe (FOTO)

Paparazzi, Slider



Një grua shpenzon 230 paundë në muaj për pelena, për të mbajtur stilin e saj të jetës si një bebe.

Pejxhi Miller e fillon çdo ditë duke u zgjuar në djepin e saj. Pasi ndërron pelenën në mëngjes, ajo e kalon kohën duke luajtur me lodra dhe duke krijuar foto dhe video të sajat si bebe, për komunitetin e njerëzve që janë fansa të këtij stili jete. Qëllimi i 25 vjeçares ka qënë gjithmonë ta bëj këtë stil jete sa më normal, që kur filloi ta praktikonte në maj të 2018-ës. Me faqen e saj në internet ajo kërkon që t’i bëjë të tjerët të ndihen më pak të turpëruar për këtë. Ky stil jete është diçka që Pejxhi e jeton edhe pranë syrit publik. “Unë gjithmonë kam koleksionuar lodra dhe kam pasur një sens humori fëminor, kështu që të gjithë miqtë dhe familja ime kanë qënë shumë pranues. Sapo u bëra 18 vjeç, fillova të kërkoja nëse kishte edhe njerëz të tjerë si unë dhe zbulova një komunitet të tërë,” tregon ajo.

“Unë dal kështu dhe në publik, por nuk pi nga një biberon apo diçka e tillë. Mundohem të jem e rregullt. Ky stil jete është për të marrë kënaqësi nga gjërat e vogla të jetës dhe nuk dua t’i shtyj të tjerët të ndjekin stilin tim nëse nuk duan.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *