• |
ide | kryesore

Përhapja e koronavirusit, bursat pësojnë goditje të fortë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një valë e re presioni për shitjen e aksioneve përshkoi në tregjet globale të martën ndërsa u shfaqën prova të reja në lidhje me përhapjen e koronavirusit, dhe SH.B.A., Japonia dhe Italia lëshuan paralajmërime mbi ndikimin e shpërthimit të epidemisë, shkruan Financial Times.

Tre indekset kryesore të Wall Street ranë ndjeshëm, duke fshirë fitimet e orëve të para, si rrjedhojë e lëkundjes së besimit të investitorëve. S&P 500 u ul 1.9 përqind në orët e vona të pasdites në Nju Jork, një ditë pasi ra 3,4 përqind, në tkurrjen më të madhe, pasi tensionet e tregtisë tronditën tregjet në shkurt 2018.

Ndërsa aksionet binin, qeveria amerikane paralajmëroi njerëzit për herë të parë të përgatiteshin për koronavirusin, që mund të përhapet në SH.B.A.

Alex Azar, sekretari amerikan i shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore, tha se SH.B.A.-të duhet të ngrejë rezervat e saj të mjeteve mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor. “Ne nuk mund të mbyllim hermetikisht Shtetet e Bashkuara ndaj një virusi, dhe ne duhet të jemi realistë për këtë,” tha ai.

Bonot e thesarit të Sh.B.A-ve ranë, duke bërë që rendimenti në obligacionin 10-vjeçar referencë të arrijë  në një rekord të ulët prej 1.31 përqind. Rendimenti i obligacionit 30-vjeçar ra gjithashtu, duke qëndruar afërt me rekordin e tij të ulët prej 1.78 përqind.

Humbjet e kapitalit neto ishin më të rëndat në Evropë, ku indeksi Stoxx Europe 600 u mbylli me rënie prej 1.8 përqind, duke bërë që tkurrja javore të shkojë më shumë se 5.5 përqind. Indeksi, një pikë referimi për kompanitë më të mëdha të rajonit, ra deri në 2.5 përqind gjatë tregtimit, teksa tregtarët u përpoqën të vlerësonin efektin e mundshëm ekonomik nga shpërthimi i një pandemie.

Aksionet në Itali, vendi evropian që është goditur më rëndë me 322 infeksione të konfirmuara dhe 11 të vdekur, e mbylli ditën me rënie prej 1.4 përqind, duke i shtrirë humbjet këtë javë në 6.5 përqind. FTSE 100 i Londrës ra në nivelin e saj më të ulët që nga shkurti i vitit 2019, teksa rrëshqiti 2.1 përqind.

Tkurrja e tregtimeve erdhi si rrjedhojë e shqetësimeve për ndërprerjen më të gjerë të aktivitetit ekonomik shkaktuar nga koronavirusi, i cili ka infektuar më shumë se 80,000 persona dhe ka rezultuar në mbi 2700 vdekje në të gjithë botën. Kriza shëndetësore ka çuar në kufizime në mënyrën e funksionimit të kompanive, në një kohë që ka pasur shkëputje të zinxhirëve të furnizimit global.

Michael Arone, shefi i investimeve në State Street Global Advisors, tha se investitorët gjithnjë e më shumë besojnë se Rezerva Federale do të bëjë përpara për të përmirësuar ekonominë e SHBA për të mbrojtur çdo ndikim negativ në rritjen dhe fitimet.

“Investitorët besojnë se [koronavirusi] ka përshpejtuar gatishmërinë e Fed për të vepruar,” tha ai. “Historia vërteton se bankat qendrore shpesh do të ndërhyjnë për të ndihmuar mbështetjen e tregjeve në kohë stresi.”

Japonia më herët i kishte nxitur kompanitë të adoptojnë punë në distancë, të ndërrojnë strategji dhe të mbajnë takime në internet për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes. Një panel qeveritar ekspert tha që kishte 146 infeksione të konfirmuara në më shumë se 16 prefektura të ndryshme, duke përjashtuar rastet nga një anije lundrimi e infektuar nga Kina.

“Ne jemi në udhëkryq,” tha Shigeru Omi, kreu i Organizatës së Kujdesit Shëndetësor të Komunitetit Japonez, në një konferencë shtypi. “Transmetimi lokal tashmë po vazhdon.”

Italia paralajmëroi që BE-ja duhet të ofrojë fleksibilitet në objektivat e saj të buxhetit nëse shpërthimi i koronavirusit në rajonet e saj të industrializuara të veriut ka një ndikim të zgjatur në një ekonomi tashmë në prag nga recesioni. Shumica e rasteve u përqendruan në Lombardi dhe Veneto, rajone të cilat së bashku përbëjnë një të tretën e prodhimit për ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës dhe rreth gjysmën e eksporteve të saj.

Në Tenerife, autoritetet vendosën një hotel me qindra të ftuar dhe staf nën karantinë pasi një mjek italian që qëndroi atje testoi pozitiv.

Zvicra gjithashtu raportoi rastin e saj të parë, një pensionist që kishte vizituar Milanon. /monitor



2 Comments

  1. O zigur na fol pak per pergjimet Babale,tregoju shpellkareve dhe lakuriqeve te salihut kush I beri pergjimet,cfare pune kishte florenc hoxha,sali luzha dhe erzen brecani ne kete pisllik te ndertuar nga sali anji dhe lulushi i pd

    1. O idjot i ridhjerjes, ke ngaterruar artikullin. Ketu behet fjale per bursat, jo per politike, O INJORANT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *