• |
ide | kryesore

Pornostar Lana Rhoades zbulon: “Një futbollist me 43 milionë ndjekës më ka kontaktuar në privat”

Sport



Shpesh aktore, modele e influencer tregojnë se marrin mijëra tentativa afrimi në mesazhet e tyre private në rrjetet sociale e ka nga ato që kanë shpjeguar edhe se kanë refuzuar kërkesat e avancuara të kampionëve të sportit. Këtij grupi i bashkohet edhe Lana Rhoades, aktorja pornografike amerikane, shumë e ndjekur në faqet e specializuara e, sic duket jo vetëm nga njerëzit e zakonshëm. Në një video të publikuar nga youtuberi Mike Majlak, vajza ka shpjeguar se mes burrave që kanë kërkuar të vihen në kontakt me të është edhe dikush që me topin di të veprojë mirë…

“Ka marrë një mesazh privat nga një futbollist që ka një kontratë prej 80 milionë dollarë”, shpjegon youtuberi, sipas asaj që bën të ditur The Sun. E Rhoades shton një tjetër detaj interesant: “Ka 43 milionë ndjekës”. Ku? Vetëm në Instagram? Janë pak lojtarët në gjendje të arrijnë shifra të tilla. Edhe duke marrë të gjithë rrjetet sociale bashkë (Facebook, Twitter e Instagram), formacioni mbetet i pakët. Për lojtarin misterioz nuk dihet më shumë.

Nuk do të ishte rasti i parë i kontakteve të afërta mes botës së futbollit dhe pornografisë. Në Serie A është bërë publik raporti mes Asprilla e Petra Scharbach, aktore në vitet 80. Edhe Stig Tøfting, para se të krijonte familje me një modele, ka patur një histori dashurie torturuese me Kira Eggers. Për të mos folur për ish-futbollistin e Liverpool Jermaine Pennant, që vendosi të krijonte shfaqje ekzibicioniste me gruan e tij, modelen Alice Goodëin, duke krijuar një faqe ku duhet të paguaje për ti parë. Kështu që, nuk është ndonjë befasi, vetëm nëse emri i futbollistit misterioz është nga ata të elitës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *