• |
ide | kryesore

Pyetjeve për Teatrin që Veliaj nuk u dha përgjigje

Lajme, Të fundit



Dështimi “i negociatave” mes bashkisë së Tiranës dhe Kompanisë Fusha për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk e ka ende përgjigjen e qartë. Të dytët nuk kanë folur ende ndërsa të parët kanë nisur të pompojnë nëpër ekrane idenë se privati nuk përmbushte dot kërkesat e artistëve për të ndërtuar një teatër modern.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha në një lidhje LIVE në edicionin qendror të lajmeve në TCH se “artistët kanë pasur kërkesa për një skenë rotative nga më modernet si ajo që përdoret sot në Broduej” dhe se këtë privati nuk e përballonte dot. Duket qesharake që i gjithë projekti 30 milionë euro të jetë prishur për një skenë që rrotullohet. Një të tillë (ndoshta jo si në Broduej) e ka pasur edhe Teatri i Operës dhe Baletit që përpara viteve ‘90.

Tani Veliaj thotë se bashkia do ta ndërtojë vetë Teatrin e ri Kombëtar. Po ku do të gjenden paratë sepse ishte vetë Veliaj që pak muaj më parë deklaronte se ata nuk kishin të ardhura.

“…nëse ne do të pranonim që ta bënim këtë gjë (Teatrin) vetë atëherë në 13 vite ne nuk do të kishim asnjë investim, asnjë performancë, as një financim apo sponsorizim të artit dhe të kulturës në republikën tonë nëse të gjitha do të shkonin për këtë projekt” – justifikohej Veliaj pak kohë më parë.

Por ndryshe foli këtë të mërkurë Veliaj që tashmë thotë se qeveria (pra Edi Rama) ka rënë dakord që ta mbështesë.

“…qeveria shqiptare ka rënë dakord që të mbështesë propozimin e Bashkisë së Tiranës edhe unë them për të gjithë ata që kishin merak pjesën private dhe nuk kishin merak realizimin e teatrit, tani do duhet të gëzohen që do të realizojmë një teatër me financim publik dhe me një investim të Bashkisë së Tiranës” – tha Veliaj për TCH.

Pyetja është: pse nuk e mbështeste Rama edhe më përpara?

Një tjetër pikëpyetje është nëse edhe Teatri i Ri Kombëtar (nëse do të ndërtohet në rrënojat e të vjetrit) do të rrethohet gjithsesi nga kullat. Vetë Veliaj nuk e mohoi madje u shpreh i gatshëm të negocionte me privatin (pra Fusha) për një hapësirë që është në pronësi të bashkisë së Tiranës.

“Do të marrë kohën e vet që të negociojmë maksimumin për interesin e Bashkisë” – tha Veliaj duke u ankuar se sot Bashkia e Tiranës ka rreth 100 zyra me qera. Veliaj nuk dha më shumë detaje, por u kuptua që bashkia do japë parkimin për të marrë zyra te kullat që mund të ndërtohen.

Pikëpyetjet dhe paqartësitë vijojnë ta rrethojnë ende idenë e re të bashkisë së Tiranës për projektin e Teatrit edhe pse vijon të shitet si dëgjim për kërkesat e artistëve. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mund te kete lidhje me termetin, sepse normalisht rriten kostot e ndertimit dhe nuk eshte fare interesante te ndertosh ne kete moment, ose mund te jete me interesante te perqendrohesh tek rindertimi pas termetit, sepse ato i mbulon qeveria ndersa kullat dhe teatrin do i ndertosh vete, keshtu qe dhe kostot e rritura do i perballosh vete.

  2. VDEKSHI ME SOJ SOROLLOP E U SHOFSHI SI FARE ME LEKET E TERMETIT DO VIDHNI PRAPE DHE FUSHA TI BEJE PERSERI KULLAT PO KESAJ RRADHE FALAS FARE?!

  3. .. po na ben merak ai pemethri komentues qe i ka lodh gruan shpellaret …. e zuri virusi me duket 🙂
    o Veliaj je me i neveritshe se Basha dhe plaku Berisha- JE BERE GAZI I BOTES DHE KOPERTINA E DEGJENERIMIT ME BETON E PA DIELL I SHTEPIVE DHE FEMIJEVE TE TIRANES !
    U SHOFSHIN PJELLAT E NDYRA SI TI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *