• |
ide | kryesore

Rama e Lavrov komentojnë marrëdhëniet mes dy vendeve: Që nga koha e Stalinit s’ka patur një telefonatë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministri Edi Rama e ministri i jashtëm rus, Lavrov iu përgjigjën interesit të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe se sa do të ndikojë kjo vizitë në Moskë e kreut të qeverisë shqiptare.

Nuk është sekret por fakt që marrëdhëniet tona janë në mjaft nivele mjaft të ulëta. Më tha ambasadori rus që Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka pasur një telefonatë të vetme prej shumë vitesh, kam përshtypjen prej Stalinit, sepse kur iku Stalini ju lamë dhe ne. Kjo tregon gjithçka, asnjë telefonatë, e lere më vizitë apo trajtime. Nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilin jemi përkrahur ndonjëherë, është konkurrent jo armik. Kemi shumë gjëra për të bërë pa pretenduar, të ndryshojmë themelet dhe pa pretenduar që të ndryshojë Rusia.  Jemi të qartë për këtë.  Ne do të përpiqemi që të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të vijojmë të lexojmë së brendshmi enciklopedinë e punëve të jashtme.”- u shpreh Rama, por në përgjigje mori nga ministri Lavrov firmosjen e marrëveshjeve në 2004, për të cilat, shefi i diplomacisë ruse tha se nuk janë ratifikuar ende.

Me gjasë ajo çfarë ju përmendët është reale. Por në 2004 bëra një takim në Tiranë e më pas nënshkruam një traktat miqësie e bashkëpunimi me ministrin e jashtëm të asaj kohe, nuk u ratifikua sepse pala shqiptare e harroi, por fakt është se ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të vijojmë me komunikimet dhe ne do të komunikojmë nëpërmjet telefonatave për zhvillimet e OSBE.” u shpreh Lavrov, i cili mori sakaq premtimin e kreut te qeverisë shqiptare se do të shohë këtë cështje me të mbërritur në Tiranë.

Në fakt telefonatat që nuk janë bërë që nga koha e Stalinit do të bëhen me ju. Ka pasur një marrëveshje po, por diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme nuk është se duhet hequr nga qeveria aktuale. Unë bëj çfarë them.” theksoi Rama.



6 Comments

  1. Larg sllaveve! Larg skitheve!

    Kur Napoleoni hyri ne Pallatin e Carit ne 14 shtator 1812, mendoi se do te haste rezistence nga ruset, por keta te fundit ishin zbythur neper pyje e skuta, duke i lene pallatin breteror bosh, por me disa kurthe.
    Naten shperthyen shume zjarre rreth e qark dhe ne pallat, vene fhsehurazi nga ruset e deshperuar.
    Kur Napoeloni pa se si keta mortje u kishin vene zjarrin pallateve te veta, tha”
    “Keta jane skithet!!!” (dmth pasardhes te fiseve barbare skite)!

    Kurse Nipi i Babapilos po takon nipat e Stalinit, me shume mall e deshire…

  2. Vizita ne Moske,u tha se do behet si kryetar i rralles se OSBE,per problemin e Ukrahines,vend te cilin e vizitoi pak kohe me pare.Por nuk degjuam asnje fjale per Ukrahinen,qe duhej te ishte kryefjala e kesaj vizite.Pame qe ne kete vizite Edi Rama,si perfaqesues i OSBE,na shoqerohej ,prej Baton Haxhise dhe Sokol Balles.Te dy keta,Rama mund t’i kete keshilltare,ose gazetar personal (te ERTV),por si kryeminister i Shqiperise ,e jo si perfaqesues i OSBE.Ne takim degjuam vetem nje bisede per Kosoven,dhe kjo mund ta justifikoje Batonin (qe me siguri i ka marre me vehte edhe hartat e Kosoves,per cdo rast te mundshem eventual),por Sokoli,intervisten me Ramen ,mund ta bente ne Tirane (dhe ne fakt e ka bere).Rama do e plotesonte panoramen e kesaj vizite,duke i shtuar Batonit dhe Sokolit,edhe poturet e veta dhe atletet e bardha.

  3. rrofte populli trim rus qe asnjehere nuk ka dale te lepije rrotat e makines se pushtuesit
    sic bene ca kurva ketu ne 1990

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *