• |
ide | kryesore

Rastet/ Koronavirusi nga Italia, paska mbëritur edhe në Shkup edhe në Selanik. Po në Shqipëri?

-Instant, Lajme, Të fundit

Ndërsa autoritetet tona shtetërore na sigurojnë se gjendja është nën konroll dhe se ende nuk ka asnjë rast të prekur nga Covid-19 tek fqinjët tanë nga Selaniku në Shkup mjekët kanë konstatuar rastet e para të të prekurve nga koronavirusi.

Autoritetet greke kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit të mërkuren. Pacientja është një greke 38-vjeçare nga Selaniku, e cila kishte ardhur nga Italia, ka thënë Sotiris Tsiodras, përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë. “Ajo nuk është në gjendje të rëndë dhe po monitorohet prej një ekipi kolegësh të jashtëzakonshëm në Selanik”, ka thënë Tsiodras gjatë një konference shtypi, raporton Reuters.


Gjithashtu në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është konstatuar rasti i parë me koronavirus, bëjnë të ditur burime të kësaj klinike. Jozyrtarisht nënvizohet se personi i përfshirë nga kjo sëmundje është një person i kthyer nga Italia.

Pra edhe në Shkup edhe në Selanik virusi nga Italia qenka eksportuar ndërsa në Shqipëri, ku ka shumë më shumë lëvizje, 17 linja ajjrore në ditë dhe 4 tragetë, nuk ka asnjë rast. Shumë e bukur për tu besuar, por nuk na mbetet gjë tjetër veçse fjalëve të task forcës qe i teston udhtarët me termometër në pikat kufitare.

©Lapsi.al

 

5 Comments

  1. C eshte ky shkrim. Ore paskeni qen idiota fare. O gazetar leshi. Po meqe e keni me kaq qef virusin, ikni vet beni ndonje udhetim ne kine dhe kenaquni. Po ca te presesh nga nje port-halesh qe ka ne krye krye idotin shullak.

  2. Shoke autike mavi, sensibilizimi nuk ben keq pasi shtete te fuqishme duke filluar nga SHBA e me rradhe jane ne ankth nga ky virus pasi akoma nuk e kane gjetur si ta luftojne. Te gjitha mediat ne bote po i kushtojne vemendje ketij fenomeni jo per panik sic thoni ju dhe ai rrota karit qe keni si lider, por sepse eshte problem shume shqetesues dhe po merr jete njerezish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu