• |
ide | kryesore

Rezarta Shkurta për Nexhmije Hoxhën: Pata fatin të njoh një zonjë “Histori”

Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija, është ndarë nga jeta sot në moshën 99-vjeçare.

Rezarta Shkurta ka reaguar lidhur me vdekjen e gjyshes së bashkëshortit të saj, Ermalit, nipi i diktatorit Enver Hoxha duke u shprehur se ajo kishte bërë “histori”. Këngëtarja ka postuar një video të Nexhmijes dhe Herës në ‘Instagram’ duke e shoqëruar me një shkrim shumë prekës.
Rezarta përmend se kohët e fundit, e veja e diktatorit dëshironte të publikonte librin e saj më të ri “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, dhe më pas ishte shprehur se mund të vdiste.

Postimi i plote:

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”
Nje gjyshe e stergjyshe te dashur.
Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund!
Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.
Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.
Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori.
Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.
E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike.
U prefsh ne paqe Nena Mija



7 Comments

  1. Sado dashnor i fjales se lire qe jam, me duket shokuese t’i japesh hapesire ketij postimi. Per mua ka te njejtin efekt si fjala vjen rrefimet e detajuara te nje pedofili vrases qe tregon sesi perdhunon dhe vret copeton femijet. Te pakten t’i vendosnit paralajmerimin “Kujdes, ka permbajtje te larte perversiteti dhe dhune”.

  2. Edhe shtriga plake qe sapo na la pati fat te madh qe kishte perballe popullin shqiptar tru-zemer thare…
    francezet, ruset, amerikanet madje edhe rrumunet ju prene kokat, atentate, dhe i pushkatuan te gjalle…
    Shtriga plake bashke me gogolin vdiqen ne shtratin e tyre te ngrohte…
    im gjysh vdiq nga torturat, akoma s’kemi varrin…

    Popull dyrdyl truthare

  3. Dakort me kete te fundit. Gjithnje me ka habit fakti qe pasardhesit biologjike te Enverit nuk u preken nga asgje . Mendoj shpesh qe nese i ben keq dikujt, do ndeshkohesh tek njerezit e tu. Do te ndeshkoje perendia duke inpare keq ata. Po nuk ndodhi me keta . Perkundrazi , nipat dhe mbesat ne demostrojne jeten luksoze , si per te bere karshillek vuajtjeve te te tjereve. Dhe thoja me vete si ka mundesi . Duhet te ishin ndeshkuar, ta kishin pesuar, arrestuar , te kishin vuajtur apo cfaredo gjeje tjeter( per te gjitha keto fizikisht mendoja gjithnje) Keto kohet e fundit , kur lexin dhe komentet e njerezve me eshte mbushur mendja qe ata e kane marre denimin e tyre. Jo fizikisht, por shpirteror e menderisht nuk kane kaluar nje dite te qete. Kane duruar cdo fjale te zeze te thene me te drjte per babane dhe nenen e tyre. Dhe kjo eshte nje vuajte e vertete . Ju eshte shkateruar familja(djalin e vogel nuk e pranki ss per vdekje) dhe kjo nuk eshte pak. Kane duruar mosperfilljen e atyre qe deri dje u peruleshin deri ne dhe. Dhe kjo te gerryen egon dhe shpirtin . Pra ne fund e besoj qe kane vuajtur dhe ajo “zonja Histori” i ka pare te gjitha keto( se ai tjetri nuk pa gje se cfare la nga pas) Duke u nisur nga ajo qe thashe ne fillim del se “ zonja Histori ka qene me e lige se burri i vet, dhe per kete perendia e la qe te shihte me syte e saj se ku perfundoi kulti i atij qe ngriten se bashku ne gjithe ato vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *