• |
ide | kryesore

Skandalet seksuale në shkolla, Ministria e Arsimit tregon përse nuk dorëhiqet Besa Shahini

Lajme, Të fundit



Skandalet seksuale në një shkollë në Fier kanë tronditur opinionin publik. Zërat që kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini janë të shumtë.

Së fundmi edhe opozita kërkoi largimin e saj. Kjo për shkak se rasti i Fierit nuk është as i vetmi, pasi skandalet seksuale me minorene nëpër shkolla janë publikuar vazhdimisht nga mediat.

Por ministrja reagoi me një deklaratë të ministrisë, duke thënë se janë marrë masa të cilat nuk janë trumbetuar në media. Ajo e quan makabre edhe përdorimin politik të kësaj situate.

MASR – REAGIM

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.



3 Comments

  1. Il Moj dreq laraske
    Me tapi e ke marre kete pune
    Keta Jane me keq se serbertqe perdhunuan kosovaret e bejne kete gje sistematikisht dhe ne grup.
    Si spaskeni turp sikur jeni ngul ne karrige me gozhde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *