• |
ide | kryesore

VIDEO/ Erë e fortë në Durrës, 3 tragete përplasen me njëri-tjetrin në port

Lajme, Të fundit



Një përplasje ka ndodhur mes 3 trageteve në Portin e Durrësit mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, teksa trageti A/F CLAUDIA po bëhej gati të nisej drejt Ankonës dhe pasi ka tërhequr spirancën është shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur dhe është fërkuar me tragetin BARI dhe AF MARINA.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare kjo ngjarje ka kaluar pa dëme materiale dhe pa pasagjerë të lënduar. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në rrjetet sociale, tragetet ndodhen pranë njëri-tjetrit. Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët te cilët kanë shmangur përplasjet dhe trageti CLAUDIA ka dale nga porti dhe ka vazhduar rrugën për në Ankona. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *