• |
ide | kryesore

Video/ Guardiola përmbys Zidane për 5 minuta: Lyon fut në telashe Juventus

F1, Sport, Video



Asgjë si mendohej në mbrëmjen e Champions League, ku favoritët e fillimit kanë dalë të mundur në përfundim të 90 minutave të para të 1/8 të finaleve të Champions League. Zidane humbi betejën me rivalin e tij të madh Guardiola me Manchester City që përmbysi në pesë minuta Real Madrid në Santiago Bernabeu. Dështon Juventus në tokën franceze me modestët e Lyon që imponohen me një gol të Tusard, që i lejon Garcias ti bie ‘violinës’, edhe pse këtë herë është Sarri ai që ka të drejtë të ankohet për një 11 metërsh të munguar në fund të ndeshjes.

REAL MADRID 1-2 MANCHESTER CITY

Fitore më shumë se e rëndësishme e Manchester City, që në vajtjen e 1/8 të finaleve të Champions League bën goditje në Santiago Bernabeu, duke mundur 2-1 Real Madrid me përmbysje, duke hedhur një hap të mirë drejt kualifikimit. Anglezët ishin të disfavorizuar nga problemet që kanë me dënimin e UEFA-s për shkak të thyerjes së rregullave të FFP e me ankthin e largimit të mundshëm të Guardiolas e disa lojtarëve, që sic duket për sa kohë mbajnë ende veshur fanellën e Citizens kanë vendosur të bëjnë të pamundurën të triumfojnë në Europë. Blancos rrezikuan në shumë raste, por u duk sikur problemet kaluan kur në minutën e 60′ Isco kaloi spanjollët në avantazh. Që aty, loja ndryshoi me anglezët që në minutën e 78′ barazuan me Gabriel Jesus, ndërsa pesë minuta më vonë Carvajal rrëzoi në zonë Sterling, duke i dhënë mundësinë De Bruyne të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 83′. Guardiola merr maksimumin në kthimin në Spanjë, kundër rivalëve të vjetër, ndërsa Zidane duhet të bëjë llogarinë edhe me mungesën e kapitenit Ramos në ndeshjen e kthimit, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 89.

LYON 1-0 JUVENTUS

Humbje e shëmtuar për Juventus, që del e zhgënjyer 1-0 në Lyon e tashmë duhet të fitojë me dy gola diferencë në Torino në ndeshjen e kthimit për të shkuar në cerekfinale të Champions. Sarri duhet të bëjë kujdes, sepse 2020 nuk është aspak si duhet të ishte për kampionët e Italisë, që shkojnë në fundjavë në një betejë për kreun kundër Inter, përpara se të mendojnë për 17 marsin në Stadium kundër francezëve. Për më shumë se një orë u pa një Juventus i keq, të cilit nuk i mjaftoi një finale drithëruese për të barazuar. Francezët morën avantazhin pas 30 minutash me Tousart, që u thjeshtu nga mungesa e De Ligt, që ishte duke u mjekuar jashtë fushës. Goli nuk e shkundi Juventus, që nuk krijoi asgjë. Por fraksioni i fundit i ndeshjes jep shpresë, me dy raste të shkëlqyera për gol dhe dy episode të dyshimta për penallti ndaj Dybala e Higuain. Problemi i madh për bardhezinjtë është ai që mendohej, në ndeshjen e parë që nuk shënon Cristiano Ronaldo italianët bllokohen dhe Sarri ka kohë gati tre javë për ta zgjidhur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *